Tryeza Bench Bar në Pejë - Faza e dytë 2016

24 Maj 2016

Pejë, 24.05.2016 – Dega Regjionale në Pejë përmbylli fazën e dytë tryezës së përbashkët me gjyqtar, prokuror, avokat, përfaqësues të policisë dhe të tjerë nga fusha të ndryshme të drejtësisë, ku u diskutuan temat: “Nevoja e përfaqësimit sa më profesional i të miturve në procedurën penale” dhe "Oportuniteti tek të miturit dhe marrja në pyetje e të miturve në polici, pa prezencën e psikologut”, “Nevoja e specializimit të avokatëve për të mitur”. Kryetari i Degës Regjionalë të OAK-së në Pejë, z. Arianit Nikqi dhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, znj. Elmaze Syka, gjatë fjalës së tyre theksuan se temat e përzgjedhura kanë për qëllim diskutimin e problemeve të shfaqura kohëve të fundit rreth procedurës dhe trajtimit të të miturve miturve dhe në anën tjetër nevoja për avokat të specializuar për të mitur.

Në rastet për të mitur, kërkohet nga Prokurorët për të mitur të përcjellin lëndën gjatë gjithë procedurës dhe t’i kushtojnë më shumë rëndësi afateve ligjore deri sa lëndët të jenë në Prokurori. Për efikasitetin e këtyre lëndëve, u theksua mungesa e prokurorëve për të mitur dhe kjo sipas tyre, po shkakton vonesa.

Ndërsa, për sa i përket avokatëve, u theksua e rëndësishme përgatitja profesionale e tyre dhe të shtohet kujdesi rreth shkresave në procedurën e të miturve, andaj u kërkua që adresimi me ankesa nga ana e avokatëve dhe respektimi i afateve të jetë ashtu siq është parapara me ligj. Rritja e profesionalizmit të avokatëve karshi procedurës së të miturve, përkundër mungesës së specializimeve të avokatëve për të mitur, u shpreh e nevojshme specializimi i një numri të avokatëve në fushën e të miturve.

R

EKOMANDIMET E TRYEZËS NË PEJË

Temat për diskutim:

“Nevoja e përfaqësimit sa më profesional i të miturve në procedurën penale” dhe "Oportuniteti tek të miturit dhe marrja në pyetje e të miturve në polici, pa prezencën e psikologut”, “Nevoja e specializimit të avokatëve për të mitur”

  • Kërkohet nga Prokurorët për të mitur që rastet  për të mitur të ndjekin gjatë gjithë procedurës dhe t’i kushtojnë më shumë rëndësi afateve ligjore deri sa lëndët të jenë në Prokurori;
  • Mungesa e prokurorëve për të mitur dhe trajtimi efikas i këtyre lëndëve, po shkakton vonesa në rastet për të mitur;
  • Avokatet të kenë më shumë kujdes me shkresa në procedurën e të miturve – Kërkohet adresimi me ankesa nga ana e avokatëve dhe respektimi i afateve të parapara me ligj;
  • Mungesa e specializimeve të avokatëve për të mitur po ndikon direkt tek i mituri – andaj kërkohet nga OAK - që ndërmerr hapa rreth specializimit të një numri të avokatëve në fushën e të miturve;
  • Bashkëpunimet – Mungon prania e psikologut, prindit ose kujdestarit gjatë procedurës për të mitur. Kërkohet që në fazën e procedurës, të mos merren në pyetje të miturit pa prezencën e kujdestarit, prindit ose psikologut, për të cilën janë të parapara edhe me ligj;
  • Gjatë marrjes në pyetje të të miturit, qasja të jetë profesionale në mënyrë që i mituri të jetë i qetë, pa frik, pa presion, dhe në gjendje të sqaroj rastin;
  • Në procedurën për të mitur të shtohet kujdesi dhe vëmendja që fëmijët të mos stresohen dhe traumatizohen, andaj kërkohet nga organet përkatëse, posaçërisht avokatet, përgatitja e tyre profesionale për këtë kategori.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha