Tryeza Bench Bar në Pejë - Faza e katërt 2015

01 Dhjetor 2015

Pejë, 01.12.2015 – Dega Regjionale në Pejë përmbylli fazën e katërt dhe të fundit të tryezave të përbashkëta me gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë, ku u diskutua tema “Sjellja e avokatëve në gjykime, konform Kodit të Etikës profesionale për avokatë” dhe “Ekspertiza Gjyqësore (në Procedurën penale, civile, jashtë kontestimore dhe përmbarimore)”. Qëllimi i takimit ishte problemet e paraqitura në kohëve të fundit me sjellje jo adekuate të avokatëve dhe efikasiteti i ekspertizave gjyqësore në procedurë.

Gjatë tryezës pjesëmarrësit theksuan disa vërejtje në adresë të avokatëve e që në fakt ndërlidhet me sjelljen e avokatëve në gjykime, konform Kodit të Etikës profesionale për avokatë. Lidhur me këto sjellje të cilit do avokatë që janë në kundërshtim me Kodin e  Etikës profesionale të avokatit, u kërkua që të njoftohet me një shkresë të veçantë kryetari i Degës Regjionale dhe po ashtu edhe Oda e Avokatëve të Kosovës. Për këto raste, përfaqësuesi i OAK-së dhe njëherit kryetari i Degës në Pejë bëri të ditur se për çdo avokatë që vepron në kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale do të iniciohet procedurë disiplinore ndaj tij në Komisionin Disiplinor i cili funksionon në kuadër të OAK-së.

Gjyqtarët theksuan se po pengohen nga avokatet gjatë zhvillimeve të seancave gjyqësore duke ndërhyrë edhe në rastet kur nuk janë palë në procedurë. Në tryezë u tha se për raste të tilla nëse avokati e prish rendin dhe qetësinë gjatë mbajtjes se seancave automatikisht dënohet, këtë e parasheh edhe ligji. Më tutje, për çdo problem nga ana e avokatëve gjatë zhvillimit në procedurë gjyqësore t’i drejtohen kryetares së Gjykatës Themelore në Pejë me shkrim sepse rastet konsultimit rreth lëndëve avokatë-gjyqtarë nuk janë të lejuara. Për dukurit e tilla u kërkua guxim nga gjyqtarët për paraqitjen e rasteve të sjelljeve jo profesionale nga avokatëve.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PEJË

Tema për diskutim: “Sjellja e avokatëve në gjykime, konform Kodit të Etikës profesionale për avokatë” dhe “Ekspertiza Gjyqësore (në Procedurën penale, civile, jashtë kontestimore dhe përmbarimore)”

Tema 1: “Sjellja e avokatëve në gjykime, konform Kodit të Etikës profesionale për avokatë”

  • Për sjellje të cilit do avokatë që janë në kundërshtim me Kodin e  Etikës Profesionale të avokatit të njoftohet me një shkresë të veçantë kryetari i Degës Regjionale dhe Oda së Avokatëve të Kosovës;
  • Çdo avokatë që vepron në kundërshtim më Kodit e Etikës profesionale do të iniciohet procedurë disiplinore në Komisionin disiplinor i cili funksionon në kuadër të OAK-së.
  • Për çdo problem që kanë avokatet gjatë zhvillimit në procedurë gjyqësore t’i drejtohen kryetares së Gjykatës Themelore në Pejë me shkrim nuk janë të lejuar konsultimet rreth lëndës avokatë-gjyqtarë;
  • Nëse avokati e prish rendin dhe qetësinë  gjatë mbajtjes se seancave automatikisht dënohet këtë e parasheh edhe ligji;
  • Kërkohet guxim nga gjyqtarët për paraqitjen e rasteve të sjelljeve jo profesionale nga avokatëve;

Tema 2: “Ekspertiza Gjyqësore (në Procedurën penale, civile, jashtë kontestimore dhe përmbarimore)”

  • Të shfrytëzohet  e drejta e përcaktimit të ekspertizës  në procedure paraprake të prokurori e jo në procedure përfundimtare në gjykatë, mos të krijohen shpenzime të panevojshme.
  • Të përcaktohet tarifa e eksperteve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si dhe të ketë nivelizim të tarifave.

ID Kartela dhe Togu i avokatit:

  • Çdo avokatë duhet të këtë gjithmonë me vetë në seancë gjyqësore togun dhe ID kartelën e vitit përkatës.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha