Tryeza Bench Bar në Pejë - Faza e tretë 2015

15 Tetor 2015

Pejë, 15.10.2015 – Dega Regjionale në Pejë në fazën e tretë të tryezave të përbashkëta me gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë kanë vlerësuar të rëndësishme diskutimin e temës "Problemet me përpilimin e dispozitave të aktakuzës, kualifikimi jo i drejtë i veprës penale" dhe "Ankesat e parregullta të avokatëve dhe pasojat". Kryetari i Degës Regjionale në Pejë, z. Arianit Nikqi dhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, znj. Elmaze Syka kanë udhëhequr tryezën 2 orëshe. Në hapje të tryezës udhëheqësit vlerësuan se tryezat e organizuara nga OAK për diskutim të çështjeve me problematika të hasura në mes të akterëve të gjyqësorit dhe krijimi i mundësive për tejkalim të shumicës së këtyre  problemeve.

Në vazhdën e diskutimit për problemet me përpilimin e dispozitave të aktakuzës, kualifikimi jo i drejtë i veprës penale u kërkuar nga Prokurorët në shtimin e kujdesit ndaj përpilimit të aktakuzës. Ndër të tjera, nga prokurorët u kërkua kualifikimi i mirë i dispozitave të aktakuzës konform ligjit, duke i përfshirë të gjitha elementet që aktakuza të jetë e bazuar mirë.

Pjesëmarrësit konsideruan se prokurorët tregohen neglizhent dhe jo profesional në kualifikimin e dispozitivit të aktakuzës, andaj u kërkua që në rastet kur mungojnë elementet e aktakuzës, të kthehen në përmirësim nga gjyqtarët. Në raste të tilla, gjyqtarët të kenë guxim në hedhjen e aktakuzës së prokurorit nëse nuk është i plotë dispozitivi i aktakuzës dhe raportet miqësore mes gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos ndikojnë në evitimin e hedhjes eventuale të aktakuzës.

Ndërsa, rreth temës së dytë të tryezës që ndërlidhen me ankesat e parregullta të avokatëve dhe pasojat gjatë diskutimit u tha se përpilimi i ankesave nga avokatet për rastet me të mitur po paraqiten në mënyrë jo profesionale, andaj duke parë këto mangësi pjesëmarrësit në tryezë kërkuan organizime të trajnimeve për avokatet për çështje sidomos për të mitur. Përpilimi i ankesave të parregullta nga avokatet, gjykata do i konsideron të pa pranueshme dhe nuk do të nënshkruhen për pagesë nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë. Sipas gjyqtarëve prezent, ankesat e avokatëve nuk përpilohen në mbrojtje të palës dhe kjo formë vetëm sa po ndikon dëmtim të palës.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PEJË

Temat për diskutim: "Problemet me përpilimin e dispozitave të aktakuzës, kualifikimi jo i drejtë i veprës penale" dhe "Ankesat e parregullta të avokatëve dhe pasojat"

Problemet me përpilimin e dispozitave të aktakuzës, kualifikimi jo i drejtë i veprës penale:

  • Prokurorët të shtojnë kujdesin ndaj përpilimit të aktakuzës;
  • Prokurorët të kualifikojnë mirë dispozitat aktakuzës konform ligjit duke i përfshirë të gjitha elementet – Kërkohet aktakuzë e bazuar mirë;
  • Prokurorët tregohen neglizhent dhe jo profesional në kualifikimin e dispozitivit të aktakuzës;
  • Në rastet kur mungojnë elementet e aktakuzës, të kthehen në përmirësim nga gjyqtarët – kërkohet vigjilencë rreth dorëzimit të aktakuzës nga prokurorët;
  • Gjyqtarët të kenë guxim në hedhjen e aktakuzës së prokurorit nëse nuk është i plotë dispozitivi i aktakuzës;
  • Raportet miqësore mes gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos ndikojnë në evitimin e hedhjes eventuale të aktakuzës;
  • Është bërë e ditur se ka raste të aktakuzave nga prokuroret me vetëm një provë;

Ankesat e parregullta të avokatëve dhe pasojat:

  • Avokatet nuk janë të përgatitur në mbrojtje profesionale të të miturve;
  • Përpilimi i ankesave nga avokatet për rastet me të mitur paraqiten në mënyrë jo profesionale;
  • Kërkohet trajnimi i avokatëve për çështje për të mitur;
  • Përpilimi i ankesave të parregullta nga avokatet, gjykata do i konsideron të pa pranueshme dhe nuk do të nënshkruhen nga kryetarja e GJTHP për pagesë;
  • Gjykata konsideron se ankesat e avokatëve nuk përpilohen në mbrojtje të palës;
  • Prokuroret  e PTHP janë shprehur jo të kënaqur me fleksibilitetin dhe profesionalizimin e Komisionit Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës në trajtimin e rasteve të paraqitura – Kërkohet që në tryezën e radhës Bench Bar të diskutohet “Sjellja e avokatëve në gjykime, konform Kodit të Etikës profesionale për avokatë”.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha