Tryeza Bench Bar në Pejë - Faza parë 2015

23 Shkurt 2015

Pejë, 23.02.2015 - Kryetari i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë, Arianit Nikqi në koordinim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka kanë caktuar temën “Problemet në mbledhjen e provave në procedurën hetimore”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin të pranishëm gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës në regjionin e Pejës.

Gjatë tryezës u paraqiten problemet në fazën e hetimeve duke theksuar se hetimet nuk janë duke u zhvilluar saktë nga policia dhe prokuroria bazuar në dispozitat ligjore.

Por, edhe avokatet nuk angazhohen sa duhet në mbledhjen e provave në shqyrtimin fillestar. Nga pjesëmarrësit u rekomandua që avokatët në rastet e mos thirrjes së tyre ne vendin e ngjarjes, ta shfrytëzojnë si provë të papranueshme. U konstatua se në vendin e ngjarjes nuk thirret mbrojtësi (avokati). Për këto dhe të tjera u pa e nevojës  sensibilizimi i avokatëve që të jenë më të vëmendshëm dhe më të angazhuar në me mbledhjen e provave, ngase po reflekton negativisht në pozitën e klientit dhe procedurën e tij të mëtutjeshme.

Mos angazhimi i prokurorit në vendin e ngjarjes mund të krijojë mundësinë e manipulimit të provave dhe efektet tjera serioze të rastit. Për këtë kërkohet nga udhëheqësit e institucioneve përkatëse, t’i mbikëqyrin prokurorët që të mos mungojnë në vendin e ngjarjes dhe të kenë kontroll të vazhdueshme.

Policia Regjionale në Pejë të fton avokatet në vendin e ngjarjes sepse është detyrim ligjor prezenca e avokatit në vendin e ngjarjes.

Të paraqitën rastet kur nuk veprohet konform dispozitave ligjore dhe të merren masat përkatëse ndëshkimore nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PEJË

Avokatet dhe sigurimi i provave:

  • Hetimet nuk zhvillohen saktë nga organet përkatëse - policia dhe prokuroria bazuar në dispozitat ligjore.
  • Avokatët nuk angazhohen sa duhet në mbledhjen e provave në shqyrtimin fillestar;
  • Avokatët, rastet e mos thirrjes së tyre ne vendin e ngjarjes, ta shfrytëzojnë si provë të papranueshme. Të jenë më të vëmendshëm  në këtë drejtim.
  • Në vendin e ngjarjes nuk thirret mbrojtësi (avokati).
  • Të sensibilizohen avokatët që të jenë më të vëmendshëm dhe më të angazhuar në me mbledhjen e provave, ngase reflekton negativisht në pozitën e klientit.

Angazhimi i prokurorëve:

  • Manipulimi i provave dhe reflektimi i negativ i mospjesëmarrjes së prokurorit në mbledhjen provave;
  • Udhëheqësit e institucioneve përkatëse, t’i mbikëqyrin prokurorët që të mos mungojnë në vendin e ngjarjes dhe të kenë kontroll të vazhdueshme.

Policia të fton avokatet:

  • Të ndikohet tek policët që të respektohet Ligji, respektivisht thirren avokatët në vendin e ngjarjes.

Masa ndëshkimore:

  • Të paraqitën rastet kur nuk veprohet konform dispozitave ligjore dhe të merren masat përkatëse nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha