Tryeza Bench Bar në Prishtinë - Faza e dytë 2016

20 Qershor 2016

Prishtinë, 20.06.2016 - Dega Regjionale e OAK-së në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Drejtorinë Rajonale e Policisë në Prishtinë, kanë mbajtur takimin e përbashkët me qëllim të bashkërendim të shqetësimeve dhe adresimi i tyre në institucionet relevante të drejtësisë në Kosovë.

Në këtë takim morën pjesë kryetarja e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, znj. Merita Stublla Emini, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Imer Beka, Zëvendës Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, z. Afrim Ahmeti si dhe avokat, prokuror dhe përfaqësues të tjerë të Policisë, të cilët kanë diskutuar rreth temave: “Nevoja për amandamentimin e ligjeve” “Bashkëpunimi profesional në mes të aktereve të drejtësisë”. Në këtë tryezë nuk ka marr pjesë përfaqësues nga Gjykata.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë. Këto takime të përbashkëta planifikohet të jenë joformale. Të gjitha çështjet do të jenë specifike dhe të fokusuara. Takimet e përbashkëta do të jenë në grupe të vogla dhe do të jenë të rregullta. Në fund të çdo takimi pjesëmarrësit do të propozojnë zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar. Këto zgjidhje mandej do të ndahen me autoritetet regjionale dhe ato të nivelit qendror.

Gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe përfaqësues të policisë të cilët ishin të pranishëm vunë theksin rreth nevojës së përbashkët për amandamentimin e ligjeve të cilët janë duke krijuar ngecje në punën e tyre. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit në tryezë u pajtuan që të identifikohen çështjet ligjore, të cilat më pastaj do të adresohen tek institucionet përkatëse për amandamentim. Për këtë, ata shprehen të nevojës për bashkëpunim profesional në mes të aktereve të drejtësisë për ndërtimin e mekanizmave sa më të qëndrueshëm.

R

EKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRISHTINË

Temat për diskutim:

“Nevoja për amendamentimin e ligjeve” dhe “Bashkëpunimi profesional në mes të aktereve të drejtësisë”

  • Kërkohet unifikimi rreth bashkëpunimit të përbashkët në mes Prokurorisë, Avokatisë dhe Policisë rreth amandamentimeve të ligjeve, të cilët do të bëjnë më të lehtë punën e tyre, e cila ndërlidhet edhe me krijimin e Gjykatës Speciale.
  • Prokuroria, Avokatia dhe Policia prezentë në takim u pajtuan që dispozitat dhe nenet e caktuara të ligjeve që reflektojnë në ngecjen në punën e tyre, të adresohen tek institucionet kompetente dhe të kërkohet amandamentimi i tyre;
  • Prokuroria Themelore në Prishtinë do të jetë në vazhdimësi e gatshme për bashkëpunim me avokatet dhe kërkesa e tyre do të shqyrtohen me seriozitet;
  • Policia shprehet e gatshme që me bashkëpunimin e përbashkët edhe në fushën e infrastrukturës ligjore, mund të ndërtohen mekanizma të përshtatshme për avancim të sistemit;
  • Në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Kosovës, Prokurorinë e pengojnë në punën e tyre rreth 60 nene. Kërkohet adresimi i këtyre neneve në mënyrë të përbashkët;

Instituti i Ndërmjetësimit dhe Pranimit të Fajësisë:

  • Prokuroria kërkon nga avokatet të përkrahen dy institute shumë të rëndësishme; për ndërmjetësimin dhe për pranimin e fajësisë, pasi në këto raste po pengohen nga avokatet;
  • Zbatimi i këtyre dy instituteve pa përkrahjen e avokatëve, është i pamundur, megjithëse ka hezitime nga ana e avokatëve.
  • Prokuroret kërkojnë që mos të kërkohet nga ana e avokateve zbatimi i këtyre dy instituteve vetëm në fjalën përfundimtare, pasi kjo për prokurorin është e pa pranueshme;

Instituti i pranimit të fajësisë:

  • Në rastet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, prokuroret të shqyrtojnë mundësinë për pranim deri në minimum të dënimit;
  • Marrëveshja për pranimin e fajësisë në Polici duhet të jetë me rrethana edhe më lehtësuese;

Ndërmjetësimi:

  • Ndërmjetësuesit anashkalojnë avokatinë duke mos kërkuar pranin e avokatit, ku prania e avokatit është e paraparë edhe me Ligj;
  • Kërkohet nga avokatet që të jenë më fleksibil në rastet e ndërmjetësimit;

Angazhimi i avokatëve ex-officio (në orët e vona të natës):

  • Policia kërkojnë nga avokatet që të angazhohen sipas detyrës zyrtare edhe në orët e vona të natës duke përfshirë edhe në vende të ndryshme, por edhe në terrene.
  • Marrja në pyetje në orët e vona të natës në Polici është ngrit shqetësim nga mediat dhe OJQ-të, por Policia e konsideron të pa pranueshme për shkak të afateve dhe sigurimi i provave relevante.

 

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha