Tryeza Bench Bar në Prishtinë - Faza e tretë 2015

22 Shtator 2015

Prishtinë, 22.09.2015 - Në tryezën Bench Bar në Prishtinë është diskutuar tema: "Profesionalizmi dhe shkathtësitë e avokatëve në mbrojte të klientëve para Gjykatave". Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Gjykata, Prokuroria, Dega Regjionale në Prishtinë dhe nga Policia. Pjesëmarrësit në tryezë gjatë diskutimit vlerësuan se niveli profesional i Parashtresave të prezantuar nga avokatët është i kënaqshëm, mirëpo nuk mund të thuhet për Parashtresat e Prokurorisë së Shtetit, për të cilët u kërkua të rritet profesionalizmi në këtë aspekt.

Duke folur lidhur me profesionalizmin e mbrojtjes në seanca gjyqësore, sipas diskutuesve në parim, niveli i mbrojtjes së klientëve nga ana e avokatëve në proceset gjyqësore është i kënaqshëm, për të cilën nuk mund të thuhet edhe për Avokatët të cilët janë të caktuar sipas detyrës zyrtare (ex-officio).

Duke parë evidente nevojën për dorëzimin e shkresave palëve, u kërkua nga prokuroria që në afatin e paraparë ligjor t’ua siguroj të gjitha shkresat palëve në procedurën penale, në mënyrë që këta të fundit të kenë kohën e nevojshme të përgatitjes për mbrojtje.

Çështja tjetër e kësaj tryezë ishte edhe angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare në Polici, që sipas tyre në raste të tilla të angazhimeve pa urdhër të Prokurorit, nuk do të kompensohen. Ndërlidhur me këtë temë, u kërkua që në rastet e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare në polici për rastet në lëmin penale të vazhdohet i njëjti i avokat edhe në prokurori dhe gjykatë.

Në përfundim të tryezës u kërkua të ftohen kryetari i OAK-së apo i DR të Prishtinës në takimet e Kolegjiumeve të Kryeprokurorit dhe Kryetarit të Gjykatës të paktën 3 herë në vit.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRISHTINË

Tema për diskutim: "Profesionalizmi dhe shkathtësitë e avokatëve në mbrojte të klientëve para Gjykatave"

Parashtresat e avokatëve dhe prokurorëve:

  • Niveli profesional i Parashtresave të Avokatëve është i kënaqshëm, mirëpo nuk mund të thuhet për Parashtresat e Prokurorisë së Shtetit – Kërkohet rritja e profesionalizmit në paraqitjen e parashtresave;
  • Kërkohet nga Prokuroria që në afatin e paraparë ligjor t’ua siguroj të gjitha shkresat palëve në procedurën penale të cilat do u shërbejë në përgatitje profesionale avokatëve mbrojtës;
  • Në rastet e kundërshtimit të Aktakuzës dhe provave, Avokatet në të ardhmen duhet që të sigurojnë kundër prova në të cilat do t’i mbështesin pretendimet e tyre, e jo vetëm të bëjnë parafrazim formal se duhet veçuar provat apo hudh Aktakuzën;

Angazhimi ex-officio:

  • Avokatet mbrojtës të caktuar në Polici, pa Urdhër të Prokurorit, nuk do të kompensohen,
  • Në caktim zyrtarisht të Avokatit prej OAK-së për përfaqësim të rastit penal i cili kalon prej Policisë në Prokurori dhe më pastaj në gjykatë, duhet të vazhdoj dhe të jetë i njëjti avokat, e jo të ndërrohen,
  • Në parim, niveli i mbrojtjes së klientëve nga ana e Avokatëve në proceset gjyqësore është i kënaqshëm, për të cilën nuk mund të thuhet edhe për Avokatët të cilët janë të caktuar sipas detyrës zyrtare;

Kategorizimi i avokatëve;

  • Të bëhet kategorizimi i avokatëve në mbrojtje në raport me veprat penale, dhe atë; sipas përvojës së tyre dhe denushmërisë për atë vepër penale,
  • Pranimi i fajësisë:
  • Avokatët të kenë në vëmendje se të veprat penale me pranim Fajësisë, Ankesë kudër Aktgjykimit, ka vetëm lidhur me lartësinë e dënimit, e jo edhe për bazat tjera juridike, siç po veprohet në disa raste.

Bashkërendim i veprimeve:

  • Kryetari i OAK-së apo i DR të Prishtinës të ftohen në takimet e rregullta me kolegjiumet e Kryeprokurorit dhe Kryetarit të Gjykatës me Prokurorët dhe Gjyqtarët e tyre, të paktën 3 herë në vit.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha