Tryeza Bench Bar në Prishtinë - Faza parë 2015

27 Shkurt 2015

Prishtinë, 27.02.2015 - “Përfaqësuesi i përkohshëm, caktimi, roli dhe rëndësia e tij sipas LPK –së” ishte temë diskutimi e caktuar nga kryetari i Degës Regjionale i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli në koordinim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi.

Gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe përfaqësues të policisë të cilët ishin të pranishëm vunë theksin në zbatimin e këtij instituti. Nëse nuk ka ndonjë përmirësim të kësaj situate, ata kërkuan që të amandamentohet kjo dispozitë.

Pjesëmarrësit kërkuan që kjo çështje të iniciohet nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor i Kosovës.

Gjyqtarët, prokuroret, avokatët dhe të tjerë prezent shprehen shqetësimin se qështja e përfaqësuesit të përkohshëm, caktimi, roli dhe rëndësia e tij sipas LPK –së dhe mos zbatimi i këtij instituti, paraqet  shkelje elementare të drejtave të njeriut.  U theksua se në praktik ka pasur raste të lejimit të kërkesës për përsëritjen e procedurës kontestimore me përfaqësues të përkohshëm edhe kur pala është paraqit më vonë. Të pranishmit u pajtuan që procedimi i lëndëve të bëhet me kujdes të shtuar dhe ato duhet t’i përfaqësoj vetëm Avokati e jo ndonjë Agjencion i Shërbimeve Juridike (siç është duke ndodhur në disa gjykata).

U propozua që të caktohet përfaqësuesi me prokurë (Avokati familjar) për t’i mbrojt interesat e tij (nëse ndonjë qytetar largohet nga vendbanimi respektivisht e lëshon shtetin më shumë se 30 ditë apo edhe të qëndroj më gjatë në ndonjë shtet tjetër).

Gjithashtu, ishte kërkesë që dispozita ligjore të amandamentohet dhe kërkesa për inicim për amandamentim të rrjedh nga  Oda e avokatëve të Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Shfrytëzimi apo mos shfrytëzimi i afateve ligjore ishte në vazhdim pikë diskutimi gjatë tryezës, ku pjesëmarrësit theksuan se ka raste të shpeshta në Gjykatë kur pala ka humb afatin për shkak të mos veprimit respektivisht shfrytëzimit të drejtës në ankesë apo kundërshtim. Në këto raste janë përdor arsyetime pa mbulese nga palët, gjë që ka pësuar dëm të  madh pala. Lidhur me shfrytëzimin e afateve ligjore, është kërkuar ndaj avokatëve të shfrytëzojnë të drejtën ligjore e cila i garantohet palës.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRISHTINË

Përfaqësuesi i përkohshëm, roli dhe rëndësia e tij:

  • Gjyqtarët, prokuret dhe avokatët u shprehen se shqetësimet në mos zbatimin e këtij instituti, paraqet  shkelje elementare të drejtave të njeriut;
  • Kërkohet që dispozita ligjore të amandamentohet – Propozohet të iniciohet nga OAK dhe KGJK;
  • U theksua se në praktik ka pas raste të lejimit të kërkesës për përsëritjen e procedurës kontestimore me përfaqësues të përkohshëm edhe kur pala është paraqit më vonë;
  • Të pranishmit u pajtuan që procedimi i lëndëve të bëhet me kujdes të shtuar dhe ato duhet t’i përfaqësoj vetëm Avokati e jo ndonjë Agjencion i Shërbimeve Juridike ( siç është duke ndodhur në disa gjykata);
  • U propozua që të caktohet përfaqësuesi me prokurë (Avokati familjar) për t’i mbrojt interesat e tij (nëse ndonjë qytetar largohet nga vendbanimi respektivisht e lëshon shtetin më shumë se 30 ditë apo edhe të qëndroj më gjatë në ndonjë shtet tjetër);

Shfrytëzimi / mos shfrytëzimi i afateve ligjore:

  • Ka raste të shpeshta në Gjykatë kur pala ka humb afatin për shkak të mos veprimit respektivisht shfrytëzimit të drejtës në ankesë apo kundërshtim - Në këtë raste janë përdor arsyetime pa mbulese nga palët;
  • Në këto raste palët kanë pësuar dëm të  madh – Është kërkuar ndaj avokatëve të shfrytëzojnë të drejtën ligjore e cila i garantohet palës;

Konkluzat e tryezës:

  • Avokati Albert Islami u caktua të përpiloj konkluzat e tryezës dhe të njëjtat t’ia procedoj OAK–së.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha