Reagim i Avokatëve të Degës Regjionale në Prizren

24.09.2018, Prizren - Dega Regjionale në Prizren në takimin e mbajtur më 13.09.2018 me Kryetarin e Gjykatës dhe përfaqësues të Gjykatës Themelore në Prizren dhe në mbledhjen e tubimit të Degës Regjionale në Prizren, të mbajtur më datë 21.09.2018, pas diskutimeve në këto mbledhje, reagon në gjetjet dhe vlerësimin e organizatës Demokracia Plus (D+) nga Prishtina, lidhur me gjetjet dhe raportet për cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe vlerësimin e tyre për korrupsionin në Gjykatën Themelore në Prizren, me degët e saja në Suharekë dhe Dragash. Ashtu që avokatët e kësaj dege janë deklaruar se nuk qëndron vlerësimi i rangimit të Gjykatës Themelore në Prizren, e në veçanti, lidhur me korrupsionin dhe shkaqet kryesore të korrupsionit, respektivisht të ndikimit të avokatëve në korrupsion.
Avokatët e regjionit të Prizrenit, ushtrojnë veprimtarinë e shërbimeve të avokatit në përputhje me ligjin mbi avokatinë, dispozitave të kodit të etikës të OAK-së dhe dispozitave ligjore pozitive në Republikën e Kosovës.
Avokatët e regjionit të Prizrenit, nuk janë kontributdhënës në çfarëdo qoftë veprimi korruptiv dhe njëkohësisht janë të bindur se Gjykata Themelore në Prizren, pas vlerësimit si me efikasja në punën e saj, nuk qëndron vlerësimi dhe nuk është e drejtë që Gjykata Themelore në Prizren të rangohet siç është paraqitur në raportin e organizatës Demokracia Plus (D+) nga Prishtina.
Avokatët e regjionit të Prizrenit, do të vazhdojnë bashkëpunimin në zbatim të ligjit me të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe institucionet tjera shtetërore, duke kontribuuar për një sistem të drejtësisë sa më transparent e më efikas në zbatimin e ligjit.
<< prapa