Tryeza Bench Bar Prizren - Faza dytë 2015

20 Maj 2015

Prizren, 20.05.2015 – Tryeza Bench Bar në Prizren mblodhi së bashku akteret e sistemit të drejtësisë në këtë regjion për të diskutuar temat: “Zbatimi i rekomandimeve të tryezave Bench Bar për vitin 2014 dhe fillim vitit 2015 në regjionin e Prizrenit” dhe “Siguria personale e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe zyrtarëve policor  si dhe palëve tjera gjatë zhvillimit të procedurës gjyqësore”.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin gjyqtar, prokurorë, avokatë dhe përfaqësues të Policisë në Regjionin e Prizrenit.

Për siguri gjatë procedurës gjyqësore duke përfshirë gjyqtar, prokuror dhe avokat u kërkua që deri në nënshkrimin e procesverbalit të qëndrojnë në seancë, për evitimin e  e konflikteve dhe problemeve tjera me përfundimin e seancës gjyqësore. Gjithashtu, për evitimin e ndonjë eksesi u konsiderua e nevojshme që pas përfundimit të seancës nga salla e gjykimit të fundit të jenë gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Ka pasur raste të kanosjes së dy avokatëve nga pala e dëmtuar.

Njëra nga nxitje e konflikteve brenda gjykatës nga palët po ndikohet edhe nga ana e aktereve pjesëmarrës në procedurë (p.sh: ku e gjete këtë avokat... etj). Ky element u theksua si mjaft i shpeshtë dhe për këtë u pajtuan pjesëmarrësit se të hartohen shënime zyrtare pas përfundimit të seancave dhe në shënime të potencohen sjelljet jo profesionale gjatë seancës nga pjesëmarrësit në seancë gjyqësore. Për këtë u kërkua të ketë përgjegjësi individuale dhe se për rastet konkrete, kërkohet të perceptohen.

Çështja e sigurimit të objektit të Gjykatës dhe Prokurorisë në Prizren ishte pjesë e debatit. Për këtë prokurorët e shohin të nevojshme të sigurohet me Policë fizik për siguri në hyrje të objektit të Prokurorisë. Për ofrimin e sigurisë, Policia nuk po informohet nga Gjykata dhe Prokuroria për gjykimet të rënda në grupe që konsiderohen për sigurim të perimetrit të Gjykatës. Për këtë gjë, Policia shpreh gatishmëri të ofrojë siguri të lartë sipas informacioneve të ofruara nga Gjykata dhe Prokuroria.

Edhe siguria e prokurorëve ishte pjesë e diskutimit. Ajo që u theksua më tepër ishte se prokurorët hezitojnë të marrin rastet e rënda nën arsyetimin se nuk ndihen të sigurt dhe në kuadër të kësaj, u shtrua nevoja e përcaktimit të rrezikshmërisë së rasteve dhe për këto të ofrohet siguri.  Gjyqtarët dhe Prokuroret kërkuan siguri nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe kjo konkretisht të bëhet përmes një  Rregullore për sigurimin fizik të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Çështja e angazhimit e avokatëve ex-officio në polici dhe evitimi i problemeve në pagesa të avokatëve u shfaq brengosese dhe për këtë u kërkua që policia në rastet e angazhimit ex-officio të avokatëve të informojnë Prokurorinë dhe pas koordinimit të caktohen avokatë. Është evidentuar se avokatëve i ofrohet faqja e parë e procesverbalit në  Polici dhe kjo pikë u kërkua ndaj Policisë pajisja e avokatëve me të gjitha shkresat ashtu siç e kërkon ligji.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRIZREN

Siguria gjatë procedurës gjyqësore:

  • Të gjitha palët në procedurë: Gjyqtari, Prokurori dhe Avokati deri në nënshkrimin e procesverbalit të qëndrojnë në seancë – Evitim i konflikteve dhe problemeve tjera;
  • Kërkohet që Gjyqtarët, Prokurorët dhe avokatët të dalin të fundit nga salla e gjykimit me rastin e përfundimit të seancës (Dy avokat janë kanosur nga pala e dëmtuar);
  • Konfliktet brenda gjykatës nga palët po nxiten edhe nga ana e aktereve pjesëmarrës në procedurë (p.sh: ku e gjete këtë avokat... etj);
  • Të hartohen shënime zyrtare pas përfundimit të seancave dhe në shënime të potencohen sjelljet jo profesionale gjatë seancës nga pjesëmarrësit në seancë;
  • Përgjegjësia individuale të jetë në nivelin e duhur për rastet konkrete dhe kërkohet të perceptohen rastet;

Sigurimi i objektit të Gjykatës dhe Prokurorisë:

  • Prokurorët shohin të nevojshme të sigurohet Policë fizik për siguri në hyrje të objektit të Prokurorisë;
  • Policia nuk po informohet nga Gjykata dhe Prokuroria për gjykimet e rënda të grupeve për sigurim të perimetrit të Gjykatës;
  • Policia shpreh gatishmëri të ofrojë siguri të lartë sipas informacioneve të ofruara nga Gjykata dhe Prokuroria;

Prokurorët:

  • Prokurorët hezitojnë të marrin rastet e rënda nën arsyetimin se nuk ndihen të sigurt.
  • Të përcaktohet rrezikshmëria e rasteve dhe të ofrohet siguri;
  • KGJK dhe KPK nuk kanë Rregullore për sigurimin fizik të gjyqtarëve dhe prokurorëve – Kërkohet nxjerrja e rregullores;

Angazhimi i avokatëve ex-officio në polici:

  • Policia në rastet e angazhimit ex-officio të avokatëve të informojnë Prokurorinë dhe pas koordinimit të caktohen avokatë – Evitim i problemeve në pagesa të avokatëve;

Procesverbali në polici:

  • Avokatëve i ofrohet faqja e parë e procesverbalit në  Polici – Kërkohet pajisja e avokatëve me të gjitha shkresat sipas ligjit.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha