Tryeza Bench Bar Prizren - Faza parë 2015

23 Mars 2015

Prizren, 27.03.2015 - “I mituri, pozita e tij në procedurë penale dhe përkujdesi i institucioneve të cilat e zbatojnë këtë procedurë”, ishte temë diskutimi në  tryezën Bench Bar në Prizren. Pjesëmarrësit në tryezë ishin të pranishëm nga ana e Avokatëve, Gjyqtarëve, Prokurorëve, Policia e Kosovës dhe përfaqësues të Shërbimit Korrektues.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe dy përfaqësues të UNICEF-it në Kosovë të cilët kanë bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës rreth drejtësisë për të mitur.

Tryeza Bench Bar ne Prizren është koordinuar nga zëvendëskryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Hajrip Krasniqi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha.

Pjesëmarrësit në tryezë janë fokusuar për diskutim rreth dërgimi në qendrën disiplinore, në institucionin edukativ, dërgimi i të miturit në institucionin e kujdesit të posaçëm. Pastaj, zbatimi në praktikë i marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, çështja e prezencës së palës së dëmtuar në gjykim si dhe sjellja e palëve sipas Kodit të Etikës.

Për krijimin e kushteve sipas Kodit për të mitur, pjesëmarrësit theksuan të nevojës themelimin e institucioneve edukuese, pasi mos krijimi i këtyre kushteve e pamundëson zbatimin e Kodit të Drejtësisë për të mitur në tërësi. Për këtë u kërkua vullnet i institucioneve shtetërore për krijimin e kushteve që kanë të bëjnë me themelimin e Qendrave Sociale për të mitur. Mosekzistimi i Qendrave Edukative, ndikon në mënyrë indirekte në mos efikasitetin e punës së Gjykatave.

Për sa i përket risocializimit të të miturve që bien ndesh me ligjin, nuk ka funksionim të trekëndëshit Familje/Shkollë/Shërbim Sprovues.

Për shkak të ndjeshmërisë së rasteve që kanë të bëjnë me të mitur, u kërkua që ndaj gjyqtarëve, prokurorëve e avokatë të ketë ndëshkime rigoroze për veprimet që bien në kundërshtim me Kodin e Etikës në rastet për të mitur.

Për të pasur një bashkërendim dhe koordinim të përbashkët, në regjionin e Prizrenit, konkretisht Qendra Psikiatrike të qytetit të Prizrenit dhe Shërbimit Sprovues nuk kanë arrit të kenë marrëveshje të përbashkët.

Përfaqësimi i të miturit nga avokatët që njohin këtë lëmi mungon dhe për këtë i rekomandohet OAK-së të ndërmarrë veprime për specializimin e avokatëve.

Fushata vetëdijësuse nga institucionet janë instrument i mirë për vetdijësimin e të miturve para se të bien ndesh me ligjin

Të ketë bashkëpunim të përbashkët në mes institucioneve arsimore, gjyqtarë, prokurorë, polici dhe avokatë dhe në mënyrë të organizuar në shkolla të bëjnë prezantime dhe kampanja sensibilizuese me karakter edukativo/parandalues.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRIZREN

Krijimi i kushteve sipas Kodit për të mitur:

  • Duhet të themelohen institucionet edukuese që i parasheh Kodi i Drejtësisë për të mitur, ku mos krijimi i këtyre kushteve e pamundëson zbatimin e Kodit të Drejtësisë për të mitur;
  • Të ekzistoj vullnet që institucionet shtetërore të ndërmarrin përgatitjet e duhura për krijimin e kushteve për themelimin e Qendrave Sociale për të mitur;
  • Mosekzistimi i Qendrave Edukative, ndikon në mënyrë indirekte në mos efikasitetin e punës së gjykatave;

Risocializimi i të miturit:

  • Nuk ka një funksionim të trekëndëshit: Familje/Shkollë/Shërbim Sprovues, në mënyrë që të ketë risocializim të fëmijëve që bien ndesh me ligjin;

Masa ndaj atyre që anashkalojnë procedurat për të mitur:

  • Për gjyqtarë, prokurorë e Avokatë të ketë ndëshkime rigoroze për veprimet e tyre në kundërshtim me Kodin e Etikës në rastet për të mitur;

Marrëveshje bashkëpunimi:

  • Mungojnë marrëveshjet e bashkëpunimit me Qendrën Psikiatrike të qytetit të Prizrenit dhe Shërbimit Sprovues;

Specializimi i Avokatëve:

  • Nuk ka specializime të Avokatëve në lëmin për të mitur, rekomandohet që OAK të ndërmarrë veprime në specializimin e Avokatëve në këtë lëmi;

Fushata vetëdijësuse:

  • Institucionet të merren me të miturit para se të bien ndesh me ligjin, jo pasi ata të kryejnë veprat;
  • Institucionet arsimore, gjyqtarët, prokurorët, avokatët të bashkëpunojnë dhe në mënyrë të organizuar, nga një javë në një shkollë të bëjnë prezantime dhe kampanja sensibilizuese, me qëllim të parandalimit të fëmijëve në kryerjen e veprave të ndryshme, kampanja këto me karakter edukativo/parandalues.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha