Tryeza Bench Bar në Prizren - Faza e dytë 2016

19 Prill 2016

Prizren, 19.04.2016 – Akteret e sistemit të drejtësisë në regjionin e Prizrenit në tryezën e përbashkët Bench Bar, diskutuan temat: “Palët në procedure civile – ndërgjyqësi”, Veprat penale të dhunës – inicimi i procedurës nga Policia, propozimi për urdhër mbrojtje të të privuarit dhe marrja e vendimit nga gjykata për urdhër mbrojtje të viktimave, reflektimi i vendimit të gjykatës në vazhdim të procedurës penale dhe në marrje të vendimit penal”, “Caktimi i seancave dëgjimore nga Policia dhe Prokuroria dhe shqyrtimeve kryesore nga Gjykata në afat kohor të paraparë ligjor dhe në mënyrën e paraparë – ftesë”, për të cilat pjesëmarrësit dhanë mendimet e tyre të përcjellura me rekomandime, të cilat do të ndikojnë në efikasitet të procedurës para Gjykatës dhe organet tjera të drejtësisë.

Në diskutim e sipërm, për dhunën penale në familje, u kërkua që në rastet e tilla të ketë kualifikim të duhur të veprës penale në rastet e dhunës në familje. Kurse, çështja e ndërgjyqësit u shpreh si mjaft problematike në praktikën gjyqësore, në kuadër të dispozitave të Ligjit të Procedurës Kontestimore, duke vënë theksin tek ndërgjyqësit unik në procedurë. Ndër të tjera, gjatë kësaj tryeze, pjesëmarrësit kërkuan që palët të njoftohen me kohë për seancat e caktuara si dhe të respektohet koha nga palët në procedurë.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRIZREN

Temat për diskutim:

“Palët në procedure civile – ndërgjyqësi”, Veprat penale të dhunës – inicimi i procedurës nga Policia, propozimi për urdhër mbrojtje të të privuarit dhe marrja e vendimit nga gjykata për urdhër mbrojtje të viktimave, reflektimi i vendimit të gjykatës në vazhdim të procedurës penale dhe në marrje të vendimit penal”, “Caktimi i seancave dëgjimore nga Policia dhe Prokuroria dhe shqyrtimeve kryesore nga Gjykata në afat kohor të paraparë ligjor dhe në mënyrën e paraparë – ftesë”

Dhuna penale në familje

  • Procedurat penale shpesh herë po rrjedhin nga rastet e procedurës civile;
  • Kërkohet kualifikim i duhur i veprës penale në rastet e dhunës në familje;

Ndërgjyqësit:

  • Janë shfaqur probleme në praktiken gjyqësor në kuadër dispozitave të Ligjit të Procedurës Kontestimore që ka të bëjnë me ndërgjyqësit;
  • Probleme të shumta janë shfaqur tek ndërgjyqësit unik në procedurë;

Bashkëgjyqësia:

  • Rastet në të cilat mund të paraqiten disa paditës apo të paditur;
  • Mundësia e bashkëngjitjes padisë gjatë procedurës nga paditësi tjetër;
  • Mundësia e zgjerimit të padisë ndaj të paditurve të tjerë;
  • Të paditurit eventual;
  • Bashkëgjyqësit unik;
  • Mundësia dhe të drejtat për propozime lidhur me drejtimin e procesit gjyqësor (270.2).

Oraret e seancave:

  • Palët të njoftohen me kohë për seancat e caktuara si dhe të respektohet koha nga palët në procedurë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha