Tryeza Bench Bar në Prizren - Faza e katërt 2015

30 Nëntor 2015

Prizren, 30.11.2015 – Akteret e sistemit të drejtësisë në regjionin e Prizrenit në tryezën e përbashkët Bench Bar diskutuan rreth çështjes së recidivizmit, konkretisht unifikimi i dënimeve si dhe për përfaqësimin e palëve në procedurë civile dhe zëvendësimi i tyre. Rreth temës që ndërlidhet me përfaqësimin e palëve në procedurë civile dhe zëvendësimi i tyre, pjesëmarrësit dhanë mendimet e tyre të përcjellura me rekomandime të mjaft të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në efikasitet të procedurës para Gjykatës.

Në diskutim e sipërm, çështja e autorizimit të avokatëve nga palët të cilët kanë ndërruar jetë, u kërkua që avokatët t’i kenë kopjen e letërnjoftimit të palës në momentin e autorizimit të avokatit. Në kuadër të kësaj pike për diskutim u tha se autorizimet e avokatëve nuk dorëzohen me kohë në gjykatë ashtu siç parashihet me ligj. Njëra nga problematikat është edhe çështja e  bartjes së autorizimit të avokatit tek avokati tjetër në shqyrtim gjyqësor. Po ashtu, bartja e përfaqësuesit në një përfaqësues të përkohshëm është paraqitur problem në këtë regjion, për të cilën u kërkua seriozitet për zgjidhjen e këtij problemi mjaft delikat.

Për sa i përket përfaqësimit në lëndë civile nga personat jo avokatë të cilët posedojnë autorizimin e palës, ky trend po vazhdohet edhe më tutje në këtë regjion, kjo sipas pjesëmarrësve është mjaft shqetësuese e cila po ndërlidhet me dilemën e përfaqësimit dinjitoze dhe profesionale.

Në pjesën e dytë të tryezës Bench Bar në Prizren u diskutua edhe çështja e recidivizmit, konkretisht unifikimi i dënimeve. Për këtë çështje prokuroria në Prizren është duke u ballafaquar me mungesën e një data bazë të shënimeve të sakta për kryesit të veprave penale, për këtë databazë është kërkuar vazhdimisht nga organet kompetente dhe u parashtrua përsëri. Prokuroria tash për tash është duke u furnizuar me informacione nga Policia e cila ka të instaluar një databazë nga e cila po ndihmohet në rastet e procedurës hetimore. Për sa i përket shqiptimit të dënimit minimal me gjobë për recidivistët nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prizren, u kërkua që shtohet kujdesi nga gjyqtarët për raste të tilla dhe të respektohet ligji në përpikmëri rreth rasteve të tilla.

Avokatet janë të shqetësuar lidhur me sigurimin e shkresave nga prokuroret. Ka raste edhe kur në disa seanca të shqyrtimeve gjyqësore nuk pajisen avokatet me shkresa – Kërkohet dërgimi i shkresave të lëndës avokatit dhe atë qysh në momentin e ngritjes së aktakuzës. Lidhur me mos dorëzimin e shkresave të lëndës avokatëve nga prokurorët, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren u shpreh se nuk ka pasur ndonjë informacion – Për këtë kryeprokurori i PTHP theksoi se do të merret me këtë çështje dhe dorëzimi i shkresave do të bëhet në afate të parapara me ligj.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRIZREN

Tema për diskutim: "Përfaqësimi i palëve në procedurë civile dhe zëvendësimi i tyre" dhe "Recidivizmi - Unifikimi i dënimeve"

Tema 1: "Përfaqësimi i palëve në procedurë civile dhe zëvendësimi i tyre"

  • Vlerësohen tryezat Bench Bar në aspektin e organizimit dhe rëndësisë së tyre;
  • Autorizimi i avokatëve nga palët të cilët kanë ndërruar jetë – Të kërkohet nga avokatët letërnjoftimi i palës në momentin e autorizimit të avokatit;
  • Autorizimet e avokatëve nuk dorëzohen me kohë në gjykatë ashtu siç parashihet me ligj;
  • Çështja tjetër është bartja e autorizimit të avokatit tek avokati tjetër në shqyrtim gjyqësor;
  • Autorizimi i vërtetuar i palës të Noteri – Gjyqtarët kërkojnë nga avokatet dhe kjo mirëkuptohet;
  • Përfaqësuesi i përkohshëm – Aktvendimi për caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm botohet në gazetë zyrtare dhe kjo është njëra nga arsyet e vonesave;
  • Bartja e përfaqësuesit në një përfaqësues të përkohshëm është paraqitur problem në këtë regjion;
  • Në rastet e lëndëve me përmbarime të caktohen edhe avokatet të cilët ndikojnë në efikasitetin e procedurës;
  • Në parashtrimin e padisë nuk paguhen taksat nga avokatet;
  • Nuk do të pranohen autorizimet bartës të avokatit pa përfaqësim të palës;
  • Përfaqësimi në lëndë civile nga personat jo avokatë të cilët posedojnë autorizimin e palës – Praktik e pa licencuar dhe mjaft shqetësuese kjo dukuri që ndërlidhet me përfaqësime dinjitoze dhe profesionale;
  • Avokatet nuk po përfaqësojnë në mënyrë profesionale në rastet e përfaqësimit ex-officio dhe e gjithë kjo po shkon në dëme të palës – Gjyqtari e ka të drejtën e ndërprerjes së seancës;
  • Ka hezitime nga gjyqtarët për paraqitjen e avokateve në mënyrë jo profesionale – Kërkohet guxim nga gjyqtarët për raste të tilla

Tema 2: "Recidivizmi - Unifikimi i dënimeve"

  • Prokuroria në Prizren është duke u ballafaquar me mungesën e një data bazë të shënimeve të sakta për kryesit të veprave penale – Për këtë databazë është kërkuar vazhdimisht nga organet kompetente dhe u parashtrua përsëri;
  • Policia ka të instaluar një databazë nga e cila po ndihmohet prokuroria në rastet e procedurës hetimore;
  • Shqiptimi i dënimit minimal me gjobë për recidivistët nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prizren – Kërkohet kujdes nga gjyqtarët për raste të tilla;
  • Avokatet janë të shqetësuar lidhur me sigurimin e shkresave nga prokuroret. Ka raste edhe kur në disa seanca të shqyrtimeve gjyqësore nuk pajisen avokatet me shkresa – Kërkohet dërgimi i shkresave të lëndës avokatit dhe atë qysh në momentin e ngritjes së aktakuzës;
  • Lidhur me mos dorëzimin e shkresave të lëndës avokatëve nga prokurorët, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren u shpreh se nuk ka pasur ndonjë informacion – Për këtë kryeprokurori i PTHP theksoi se do të merret me këtë çështje dhe dorëzimi i shkresave do të bëhet në afate të parapara me ligj.
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha