Tryeza Bench Bar në Prizren - Faza e tretë 2015

Prizren, 26.10.2015 - “Bashkëpunimi ndërmjet bartësve të funksionit të drejtësisë: Gjyqësisë, Prokurorisë, Avokatisë dhe Policisë së Kosovës në Prizren”, ishte temë diskutimi në tryezën Bench Bar në Prizren. Pjesëmarrësit në tryezë ishin të pranishëm nga ana e Avokatëve, Gjyqtarëve, Prokurorëve dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës. Tryeza Bench Bar në Prizren është udhëhequr nga U.d i kryetarit të Degës Regjionale në Prizren, z. Ruzhdi Gashi, Zëvendëskryetari i OAK-së, z. Hajrip Krasniqi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, z. Ymer Hoxha.
Duke marrë parasysh numrin e madh të lëndëve ne Gjykate dhe ngarkesën e madhe qe ka Gjykata ne shqyrtimin e këtyre lëndëve si dhe mundësinë e parashkrimit të tyre, vlen të theksohet se bashkëpunimi ndërmjet gjyqtareve, prokurorëve, avokatëve si dhe policisë është më se i nevojshëm dhe tejet i rëndësishëm.
Në këtë mbledhje u përmend se bashkëpunimi dhe profesionalizmi është ne nivel te duhur përveç në rastet kur caktohen seancat duhet te kemi përgjegjësi sidomos nga ana e prokuroreve, pra mos dorëzimi i shkresave me kohe, kjo ndërlidhet edhe me mungesën e numrit të prokurorëve. Sidomos te konfiskimi i pasurisë prokurori duhet të arsyetojë kërkesën e tij ne mënyre qe pasuria ti kthehet personit të caktuar sidomos tek rastet urgjente. Si problem u konsiderua edhe ndërrimi i prokurorit brenda një rasti. Po ashtu u cek se kryeprokurori nuk duhet te hezitojë ne kontrollimin e lëndëve të prokuroreve.
Gjithashtu u cek se me policinë ekzistojnë raporte te mira, duke e ditur se policia nuk ka të drejtë të marr vendim pasi që ajo është ne shërbim të prokurorisë dhe gjykatës. Vlen të theksohet se në krimet e rënda policia pa konsultimin me prokurorin nuk mund të cilësojë veprën penale.
Po ashtu në këtë mbledhje u përmend se avokati duhet te konsiderohet dhe te trajtohet si pjesë e sistemit të drejtësisë, pra i barabartë pasi qe pa avokatin nuk mund të funksionojë asnjëri institucion. Gjithashtu dorëzimi i shkresave tu bëhet me kohë avokatëve me kërkesën e tyre, sidomos pas ngritjes se aktakuzës. Si problem tjetër që ndërlidhet me punën e avokatit është se në seancën e parë dhe të dytë avokati duhet të ia dorëzoje provat prokurorit, gjë që nuk ndodh në praktikë. Në përfundim të takimit u theksua se bashkëpunimi ndërmjet tri hallkave është shumë i nevojshëm si dhe të gjinden format e caktuara për evitimin e problemeve të cilat pengojnë ne funksionimin e punës.
REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRIZREN
Tema për diskutim: “Bashkëpunimi ndërmjet bartësve të funksionit të drejtësisë: Gjyqësisë, Prokurorisë, Avokatisë dhe Policisë së Kosovës në Prizren”
Trajtimi i lëndëve:
- Organet e drejtësisë në Prizren janë duke u ballafaquar me problemin e numrit të madh të lëndëve dhe nga kjo ekziston mundësia e parashkrimit të tyre;
Mungesa e prokurorëve dhe dorëzimi me afat i aktakuzës:
- Mungesa e numrit të prokurorëve është problem tjetër faktik – Kërkohet nga KPK të shtohet numri i prokurorëve në Prokurorinë e Prizrenit;
- Kërkohet rritja e profesionalizmit të prokurorëve në aspektin e përgatitjes paraprake të aktakuzës, por edhe dorëzimi brenda afatit kohor i shkresave të lëndës.
Trajtimi i barabartë:
- Avokatet shprehen shqetësimin lidhur me trajtimin jo të barabartë me palët tjerë në procedurë (anashkalimi i tyre) – Kërkohet kjo çështje të ngritët në nivel të gjykatës për trajtim të barabartë.
- Avokatet kërkuan dorëzimin e shkresave të lëndës brenda afatit kohor me kërkesë të tyre, sidomos pas ngritjes së aktakuzës;
Rastet e konfiskimit të pasurisë:
- Pjesëmarrësit në tryezë theksuan se në rastet e konfiskimit të pasurisë, prokurori duhet të arsyetojë kërkesën e tij në mënyrë që pasuria t’i kthehet personit sidomos në rastet urgjente – Janë paraqitur raste të mos arsyetimit të konfiskimit të pasurisë;
Bashkëpunimi:
- Të gjinden forma të caktuara për mundësi bashkëpunimi në çështjet e diskutuara si më lartë me organet e drejtësisë lokale dhe me ato qendrore.
<< prapa