Tryeza Bench Bar në Prizren - Faza parë 2016

28 Janar 2016

Prizren, 28.01.2016 - “Ndërmerrja e veprimeve të plota gjatë hetimeve të çështjeve penale, sigurimi i provave të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës dhe roli i tyre në mbështetje të aktakuzës”, “Sanksioni penal për veprën penale të krijimit të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, neni 247 i Kodit Penal”, “Parashtrimi i kërkesës pasurore juridike në gjykimet penale, marrja e vendimeve përkitazi me këto kërkesa”, “Përfaqësuesi i autorizuar të palës/ve, të drejtat e tyre sipas LPK”, ishin temat e diskutimit në  tryezën Bench Bar në Prizren, ku morën pjesëmarrës Avokatë, Gjyqtarë, Prokurorë dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës në Prizren.

Kryetari i Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren, z. Hajrip Krasniqi në koordinim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, z. Ymer Hoxha kanë caktuar temën për diskutim të cilët edhe e kanë vlerësuar të rëndësishme gjetjen e një zgjidhje të përbashkët, me qëllim të përmirësimit të sistemit në këtë regjion.

Pjesëmarrësit në tryezë janë fokusuar për diskutim në një mori çështjesh, me ç ‘rast u kërkua nga Prokuroria të paralajmërojë Gjykatën me shkrim për pamundësinë e pjesëmarrjes së prokurorit të çështjen në seancën e caktuar gjyqësore. Gjatë takimi është diskutua edhe çështja e provave për të cilat të pranishmit janë pajtuar që prokurori i çështjes të del në vendngjarje në mënyrë që provat e para të mblidhen në mënyrë sa më të plotë, për të shmangur daljen e serishme të gjykatës gjatë shqyrtimit gjyqësor apo edhe rekonstruksionin e vendit të ngjarjes, e gjithë kjo, me qëllim të efikasitetit të procedurës gjyqësore.

Për sa i përket çështjes se parashtrimit të kërkesës pasurore juridike në gjykimet penale, marrja e vendimeve përkitazi me këto kërkesa, u propozua që gjykatësit që gjykojnë në çështjen penale në rastet kur mund të përcaktohet shuma e kërkesës pasurore juridike të vendos edhe për kërkesën pasurore juridike, për të shmangur edhe një herë hapjen e një çështjeje kontestimore, e cila edhe është obligim ligjor për të vendosur nga gjykata në procedurë penale.

REKOMANDIMET E TRYEZËS NË PRIZREN

 

Temat për diskutim:

“Ndërmerrja e veprimeve të plota gjatë hetimeve të çështjeve penale, sigurimi i provave të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës dhe roli i tyre në mbështetje të aktakuzës”, “Sanksioni penal për veprën penale të krijimit të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, neni 247 i Kodit Penal”, “Parashtrimi i kërkesës pasurore juridike në gjykimet penale, marrja e vendimeve përkitazi me këto kërkesa”, “Përfaqësuesi i autorizuar të palës/ve, të drejtat e tyre sipas LPK”

  • Prokuroria të paralajmërojë Gjykatën me shkrim për pamundësinë e pjesëmarrjes së prokurorit të çështjen në seancën e caktuar gjyqësore;
  • Pjesëmarrësit janë pajtuar që prokurori i çështjes të del në vendngjarje në mënyrë që provat e para të mblidhen në mënyrë sa më të plotë, për të shmangur daljen e serishme të gjykatës gjatë shqyrtimit gjyqësor apo edhe rekonstruksionin e vendit të ngjarjes, e gjithë kjo, me qëllim të efikasitetit të procedurës gjyqësore.
  • Formimi i një komisioni eventual për përgatitjen e ndonjë drafti eventual për korrigjimin e nenit 247 të KP-së. Neni nuk i përshtatet rrethanave shoqërore dhe traditës së vendit tonë duke pasur parasysh se nëpër vende më të thella rurale ende ekzistojnë martesat nën moshën 16 vjeç;
  • Po ashtu, është përfshirë në diskutim edhe paragrafi i nenit 235, ku të kërkohet në rastet kur ekziston dhuna apo jo në rastin e kryerjes së kësaj vepre;

E drejta kontestimore:

  • U propozua që gjykatësit që gjykojnë në çështjen penale në rastet kur mund të përcaktohet shuma e kërkesës pasurore juridike të vendos edhe për kërkesën pasurore juridike, për të shmangur edhe një herë hapjen e një çështjeje kontestimore, e cila edhe është obligim ligjor për të vendosur nga gjykata në procedurë penale.
<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha