Klasifiko dokumentet në bazë të vitit

Programet për Avokatët e rinj

Provimi i Etikës Profesionale

Sipas Ligjit për Avokatinë, një ndër kushtet për regjistrimin e kandidatëve për Avokatë është dhënia e Provimit të Etikës Profesionale. Kandidati, i cili ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Regjistrin e Avokatëve, i nënshtrohet provimit të Etikës për avokat para një Komisioni të veçantë, i cili caktohet nga Këshilli Drejtues.

Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij provimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës.

Provimi i etikës Profesionale ka filluar të organizohet që nga korriku i vitti 2013 dhe organizohet 6 (gjashtë) herë në vit, përkatësisht çdo 2 (dy) muaj. Kandidatët të cilët kalojnë me sukses Provimin e Etikës Profesionale certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Procedura e organzimit të Provimit të Etikës Profesionale për kandidatët për Avokat është e rregulluar me rregullore të veçnatë e miratuar nga Këshilli Drejtues i OAK-së.

Trajnimi për kandidatët për Provim të Jurisprudencës

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e datës 31/10/2013 ka vendosur që Qendra Trajnuese e OAK–së, të filloj me organizimin e seminareve për përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në dhjetor 2013 ka filluar sesioni i parë i trajnimeve me Kandidatë potencial për Provimin e Jurisprudencës të cilat trajnime kanë zgjatur deri ne fund të Janarit 2014. Ligjëruesit e seminareve janë ekspert të lëmive përkatëse duke i ftuar që të ndajnë dhe prezantojnë njohuritë e tyre me pjesëmarrësit në mënyrë që të kultivohen aftësitë juridike, të bëhet ngritja e kapaciteteve si dhe zhvillimi i shkathtësive praktike tek kandidatët potencial për provimin e Jurisprudencës.

Nëpërmjet organizimit të këtyre sesioneve, është arritur aftësimi i këtyre kandidatëve dhe po ashtu është krijuar një çasje cilësore e tyre në aktivitetet që do të shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e të gjithë atyre që janë në proces e sipër për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, mundësinë për ngritjen profesionale të tyre dhe përfundimit me sukses të provimit.

Aplikimi për këto trajnime bëhet pas shpalljes së konkursit nga Qendra Trajnuese e OAK-së.

Programi Gjithperfshires per Praktikant

Në strukturën e saj OAK ka edhe praktikantë. Përgatitja, aftësimi dhe pajisja e tyre  me njohuri praktike për ushtrimin e pavarur të profesionit është qëllimi kryesor i këtij programi gjithëpërfshirës.

Tërë programi reflekton frymën e përgjithshme të avokaturës si shërbim i pavarur profesional. Te gjenerata e re krijohet ndjenja e përkushtimit ndaj parimeve të drejtësisë, profesionit ligjor, moralit dhe besimit profesional.

Aftësimi për mbrojtjen e përkushtuar të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit pa dallim race, përkatësie etnike,bindjeje fetare apo politike, prejardhje sociale do qëndron në themelet e këtij programi.

 

Ju lutem shkarkoni dokumentet e më poshtme

    KËRKO AVOKAT

     
    • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

      • Share
    Shiko të gjitha