Të drejtat pronësore intelektuale – me theks të veçantë: E drejta e autorit dhe markat tregtare

17 Qershor 2017

Më 17 Qershor 2017 (e Shtunë), në Hotel “Dukagjini”, në Pejë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Të drejtat pronësore intelektuale – me theks të veçantë: E drejta e autorit dhe markat tregtare”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 53.

 

Ligjërues i këtij seminari ishte: Valon Kashtanjeva, i cili ka ligjëruar temat: Pronësia Intelektuale (PI) ,PI dhe Parimi i Ekonomisë së lirë; Sistemi i të drejtave PI në Kosovë; Format e PI dhe parimin e Territorialitetit; Legjislacioni në fuqi dhe aktet nënligjore; Aspektet themelore të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta në Kosovë (Veprat që mbrohen me të drejtën e autorit, kushtet e mbrojtjes së një vepre,të drejtat e përafërta dhe mbrojtja ligjore e tyre, cfarë duhet të kemi kujdes dhe si duhet të veprohet për mbrojtjen e të drejtës së autorit); Aspektet themelore dhe praktike të markave tregtare dhe mbrojtja e tyre (Markat tregtare dhe mbrojtja juridike, llojet e markave tregtare, regjistrimi dhe fitimi i të drejtave si  dhe karakteristikat e markave tregtare dhe lënda e mbrojtjes); Shkeljet e të drejtave të markës tregtare dhe si të veprohet për mborjtjen e këtyre të drejtave.

 

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha