Falimentimi

17 Korrik 2017

Më 15 Korrik 2017 (e Shtunë), në "White House", në Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar me temën "Falimentimi".

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 37

Ligjërues i këtij seminari ishte z.Ardi Shita, i cili ka ligjëruar për Nocionet e Ligjit për Falimentimin (Rregullat e Interpretimit, Kompetenca e Gjykates dhe Mjetet Juridike, Debitori falimentues, Procedurat ndaj NVM-ve, Inicimi i rastit, Pasojat e hapjes e rastit); Moratoriumin (Përjashtimet nga Moratoriumi, Kontratat e papërmbushura, Anulimi i bartjeve, Trajtimi i anulimit te personat fizik, Roli dhe funksionet e Administratorit Falimentues, Angazhimi dhe pagesa e profesionistëve); Procedura e riorganizimit (Kërkesat, paraqitja e kërkesave, Trajtimi i kërkesave, përmbyllja e listës, Rankimi i kreditorëve, Shpërndarjet ndaj kreditorëve).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.


<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha