E Drejta e Punës

05 Gusht 2017

Më 05 Gusht 2017 (e Shtunë), në Hotel “Dukagjini”, në Pejë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “E Drejta e Punës”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë:40.

Ligjërues të këtij seminari ishin Saranda Bogaj Sheremeti dhe Lumni Sallauka,të cilët kanë ligjëruar mbi :Procedurat e ndërprerjes së marrëdhënies së punës;Procedurën gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës(Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit,mbrojtja e të punësuarit në gjykatë,vendimet  e gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjës së kontratës së punës);Respektimin e afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore(Shterimi i mjeteve të brendshme juridike për të kërkuar mbrojtje gjyqësore,pasojat juridike të mosrespektimit për të kërkuar mbrojtje gjyqësore sipas legjislacionit në fuqi tek kontestet e punës).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha