“E Drejta e Punës”

04 Nëntor 2017

Më 4 Nëntor 2017 (e Shtunë),në Restaurant  Univers , në Vërmicë-Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “ E Drejta e Punës ”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 35.

Ligjërues të këtij seminari ishin: Saranda Bogaj-Sheremeti dhe Lumni Sallauka,të cilët kanë ligjëruar mbi ’ procedurat  e ndërprerjes së marrëdhënies së punës’,’ procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës’. Sa i përket procedurës gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës u diskutuan cështjet lidhur me  mbrojtjen e të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit, mbrojtja e të punësuarit në gjykatë, vendimet e gjykatës në rastet ur kotatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës. Më tutje në kuadër të këtij seminari u diskutua edhe respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore ku theks i vecantë u vu në, shterimin e mjeteve të mbrendshme juridike për të kërkuar mbrojtje gjyqësore dhe pasojat e mosrespektimit të afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha