"Procedurat e Prokurimit Publik" - "Procedura Administrative dhe Gjyqësore"

18 Dhjetor 2017

Më 16 Dhjetor 2017 (e Shtunë), në Hotel Sirius-Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: "Procedurat e Prokurimit Publik" - "Procedura Administrative dhe Gjyqësore".

Numri i pjesëmarrësve të pranishëm në këtë seminar ishte: 94

Ligjërues në këtë trajnim ishte: Admir Salihu. Në trajnimin në fjalë u elaboruan disa tema diskutimi sa i përket njoftimit me procesin e  prokurimit publik, institucionet e prokurimit publik dhe procedurat, ankesat në shkallë të parë dhe në Gjykatë. Si tema të tjera gjatë pjesës së dytë u diskutua për procedurat pranë OSHP-së, mbi rastet praktike në Organin Shqyrtues të Prokurimit etj. Gjithashtu një pjesë e këtij diskutimi u fokusua edhe në rastet praktike administrative në prokurim publik në Gjykatën Administrative.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha