“Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal dhe civil”

04 Mars 2019

Më 02 Mars 2019, (e Shtunë), në Hotel ‘’SIRIUS’’ Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal dhe civil".

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 98.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Hamdi Ibrahimi, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ligjëroj për:

Përkufizimin (kuptimin) e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar-rolin e Ministrisë së Drejtësisë,
Procedurën e Ekstradimit,
Njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të huaja,
Transferimin e personave të gjykuar
Ndihma Juridike e ndërsjellët, dhe Bashkëpunimi juridik në çështje civile etj.

Në këtë seminar, avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha