“Pjesa e bashkëshortëve në trashëgimi dhe pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve”

01 Qershor 2019

Më 01 Qershor 2019, (e Shtunë), në Restaurant “Orchidea” në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në Kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor  të Obliguar, (AVLO) ka organizuar  seminar me temën: “Pjesa e bashkëshortëve në trashëgimi dhe pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte:  27.

Ligjërues i  këtij seminari ishte : Prof.Dr. Haxhi Gashi.

Në këtë seminar/trajnim u ligjërua për:

- Marrja e njohurive për pronësinë e bashkëshortëve dhe mënyrën e pjesëtimit.

- Marrja e njohurive për pjesën e trashëgimisë dhe ndarjen e saj në mes të trashëgimtarëve.

- Qasja  praktike  gjatë  zbatimit  të  normave  ligjore  lidhur me pjestimin e pasurisë.

- Pronësia e përbashkët e bashkëshortëve.

- Mënyra e krijimit të pronësisë së përbashkët.

- Pjesa e pronësisë që hyn në trashëgimi.

- Vështirësitë e përcaktimit të pjesëve të pronësisë.

- Pjesa e pasurisë së trashëgimlënësit që hyn në trashëgimi.

- Pjesa e bashkëshortit në trashëgimi.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numrohën kredi të AVLO-së

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha