“Ndryshimet në Kodin e ri penal të Kosovës”

06 Korrik 2019

Më 06 korrik  2019, (e Shtunë), në Restaurant ’’Qarshia e Jupave”- Gjakovë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në Kuadër  të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor  të Obliguar, (AVLO) ka organizuar  seminar me temën: “Ndryshimet në kodin e ri penal të Kosovës”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte:  41

Ligjërues i  këtij seminari ishte, Burim Qerkini – Prokuror në Prokurorinë Themelore Ferizaj, i cili ligjëroj për këto tema:

- Njoftimi me ndryshimet e Kodit penal.

- Kuptimi, arsyet dhe qëllimin e këtyre ndryshimeve.

- Interpretimi i drejtë dispozitat e ndryshuara.

- Zgjerimi i njohurive lidhur me dispozitat e reja e të cilat më herët nuk kanë qenë në Kodin e mëparshëm.

- Dispozitat e Ndryshuara të Pjesës së Përgjithshme të Kodit Penal.

- Parashkrimi i ndjekjes së veprave penale.

- Rehabilitimi ligjor.

- Përkufizimet.

- Dispozitat e Ndryshuara të Pjesës së Posaqme të Kodit Penal.

- Veprat e reja penale të parapara në Kodin e ri penal.

- Riformulimi i dispozitave për disa vepra penale.

- Heqja apo mos parashikimi i disa veprave penale.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numrohën kredi të AVLO-së.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha