“Mbrojtja nga avokati: Përgatitja e lëndës dhe aftësitë gjykuese të avokatëve mbrojtës penalist”

05 Tetor 2020

Sot me datë 05 Tetor 2020, ka filluar trajnimi 4 (katër) ditorë i organizuar nga Oda e Avoakatëve të Kosovës dhe OSBE.

Në këtë trajnim po marrin pjesë Avokatët e gjeneratës së fundit të licensuar në OAK dhe po trajnohen për temen: “Mbrojtja nga avokati: Përgatitja e lëndës dhe aftësitë gjykuese të avokatëve mbrojtës penalist”.

Hapja e trajnimit u bë nga Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi dhe znj. Kavya Rajan, Drejtoreshë e Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Avokatët pjesëmarres do të fitojnë kreditë AVLO përgjatë këtyre ditëve dhe të njëjtat do t’u përllogariten në raportet individuale në kuadër të arsimimit të vazhdueshëm ligjor të obliguar.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha