“Përgjegjësia penale e personave juridik”

14 Tetor 2017

Përgjegjësia penale e personave juridik

Më 14 Tetor 2017 (e Shtunë), në hotel“Dukagjini”, në Pejë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Përgjegjësia penale e personave juridik”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 52.

Ligjërues i këtij seminari ishte Avni Puka,i cili ka ligjëruar mbi : Zgjidhjet konceptuale dhe normative lidhur me afirmimin e përgjegjësisë penale për personat juridikë; Përcaktimin e përgjegjësisë së personave juridikë për vepra penale në aktet ndërkombëtare; Përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale në legjislacionin e disa vendeve (modelet e ndryshme ligjore); Përcaktimin e përgjegjësisë penale të personave juridikë në legjislacionin e Republikës së Kosovës(Ligji për përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale (04/L-030); Kushtetutshmëria e ligjit Nr. 04/L-030 dhe raporti me legjislacionin tjetër penal; Baza dhe kriteret e përgjegjësisë penale të personave juridikë sipas ligjit 04/L-030 (Kriteret objektive dhe subjektive); Dënimet dhe sanksionet e tjera penalo-juridik; Procedura penale që zbatohet ndaj personave juridikë sipas legjislacionit të Kosovës (hetimi, procedura unike ndaj personit juridik dhe personit përgjegjës, ndarja e procedurës, etj.); Përfaqësimin dhe mbrojtjen gjatë procedurës penale që zhvillohet ndaj personit juridik dhe personit përgjegjës.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha