Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës
Anëtarët e Këshillit Drejtues:
1. Osman Havolli - Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës
2. Isamedin Dedinca - Nënkryetar
3. Arianit Nikçi - Anëtar (Dega Regjionale në Pejë)
4. Teki Bokshi - Anëtar (Dega Regjionale në Gjakovë)
5. Zekrija Gashi - Anëtar (Dega Regjionale në Ferizaj)
6. Nasuf Hasani - Anëtar (Dega Regjionale në Prishtinë)
7. Shemsedin Piraj - Anëtar (Dega Regjionale në Gjilan)
8. Vehbi Beqiri - Anëtar (Dega Regjionale në Mitrovicë)
9. Hajrip Krasniqi - Anëtar (Dega Regjionale në Prizren)
10. Ibrahim Dobruna - Anëtar (ish kryetar)
11. Bedri Bahtiri - Anëtar nga jashtë
Në bazë të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës
Neni 94
Këshilli Drejtues i Odës, përbëhet nga Kryetari i Odës, Kryetari i mëparshëm i Odës, Nënkryetari, shtatë (7) anëtarë - Kryetar të Degëve Regjionale si dhe një (1) anëtar jashtë Odës, personi që është i shquar në lëminë juridike, i cili emërohet nga Kuvendi.
Neni 95
1. Kompetencat e Këshillit Drejtues janë:
1.1. përcakton propozimin e akteve normative në kompetencë të Kuvendit për miratim, sipas nenit 75 të Statutit të Odës ;
1.2. miraton akte normative përveç atyre të parashikuara me nën paragrafin 1.1 të këtij neni;
1.3. vendos për lartësinë e shumës për regjistrim, lartësinë e anëtarësisë dhe lartësinë e shumës së të hollave për obligimet tjera të avokatëve, praktikantëve dhe anëtarëve vullnetarë;
1.4. vendos për shumën e të hollave me të cilat mund të disponojë Këshilli Drejtues i Odës dhe Kryetari i Odës ;
1.5. vendos për programin dhe rekomandimet për ngritjen profesionale të avokatëve dhe praktikanteve;
1.6. vendos dhe jep rekomandime dhe propozime të interesit të përgjithshëm për ushtrimin e avokatisë;
1.7. përcakton propozimin e buxhetit, llogarisë dhe bilancit të Odës dhe ia paraqet Kuvendit për miratim;
1.8. udhëheq afarizmin financiar të Odës;
1.9. përcakton propozimin e raportit mbi punën e Këshillit Drejtues të Odës dhe të Kryetarit të Odës ,
1.10. përgatit raportet për anëtarësimin e Odës në shoqata ndërkombëtare të avokatëve dhe organizatat e tjera dhe i cakton përfaqësuesit e Odës në ato asociacione;
1.11. kujdeset për përparimin e bashkëpunimit të Odës në vendet e tjera dhe me asociacione të tjera profesionale;
1.12. përcjell punën e avokatëve, zyrave të përbashkëta, shoqërive të avokatëve dhe praktikanteve si dhe ndërmerr veprime për përparimin e punës së tyre;
1.13. kryen punë me rëndësi të përgjithshme të Odës;
1.14. organizon takime pune, tryeza të rrumbullakëta etj;
1.15. mbikëqyrë publikimin e Buletinit të Odës dhe botimeve tjera;
1.16. kryen të gjitha punët e përcaktuara me Ligjin për Avokatinë, me këtë Statut dhe akte të tjera të përgjithshme;
1.17. këshillon dhe njofton anëtarët e Odës për çështjet e detyrimeve profesionale;
1.18. vendosë për kërkesat e anëtarësisë në Odën dhe ankesat kundër saj;
1.19. ndërmjetëson në mospajtimet ndërmjet anëtarëve të Odës ;
1.20. mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve që i takojnë anëtarëve të Odës dhe përmbaron vendimet e Komisionit Disiplinor;
1.21. kërkon fillimin e procedurës disiplinore, në qoftë se kjo procedurë nuk është iniciuar nga palët e autorizuara;
1.22. administron me buxhetin e Odës;
1.23. jep llogari vjetore Kuvendit të Odës për administrimin e Odës ;
1.24. përgatit ekspertiza, të kërkuara nga organet zyrtare ose ndonjë gjykatë;
1.25. kontribuon në shkollimin dhe testimin e studentëve dhe praktikantëve;
1.26. bën propozimin për anëtarin e komisionit për provim të jurisprudencës;
1.27. përgatit raportin vjetor Kuvendit të Kosovës, për punën e Odës; 1.28 kryen detyrat e ngarkuara nga Kuvendi i Odës të parashikuara me Statutin e Odës.
Neni 96
1. Mbledhja e Këshillit Drejtues të Odës mund të mbahet dhe të merren vendimet e plotfuqishme nëse në mbledhje merr pjesë shumica e anëtarëve.
2. Këshilli Drejtues të Odës merr vendime me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm.
3. Në mungesë të Kryetarit mbledhjet i udhëheq Nënkryetari.
Neni 97
Kryetari i Odës e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Odës, nëse këtë e kërkon, së paku, 1/3 e anëtarëve të tij.
Neni 98
1. Thirrjet dhe materialet për mbledhjet e Këshillit Drejtues të Odës u dorëzohen anëtarëve, më së voni 8 ditë para mbledhjes.
2. Në thirrje duhet të shënohet vendi dhe koha e mbajtjes së mbledhjes dhe rendi i ditës.
Neni 99
Në mbledhje mbahet procesverbali të cilin e nënshkruajnë Kryesuesi i mbledhjes dhe procesmbajtësi.
<< prapa