Këshilli Mbikqyrës

 

Këshilli mbikëqyrës i Odës së Avokatëve të Kosovës

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës:

1. Asdren Hoxha, avokat në Prishtinë,

2. Gëzim Kollçaku, avokat në Pejë,

3. Jeton Osmani, avokat në Prishtinë,

4. Naim Spahiu, avokat në Prishtinë.

5. Visar Ostrozubi, avokat në Prizren,

 

Në bazë të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës

5) Këshilli mbikëqyrës

Neni 100

1. Anëtaret e Këshillit mbikëqyrës emërohen nga Kuvendi i Odës.

2. Këshilli mbikëqyrës përbehet nga 5 anëtarë. Kryetari i Këshillit mbikëqyrës zgjidhet nga vetë anëtarët e Këshillit.

Neni 101

1. Sipas propozimit të Këshillit Drejtues të Odës apo 1/3 e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Këshillit mbikëqyrës, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.

2. Vendimi i Kuvendit është përfundimtar.

Neni 102

1. Këshilli mbikëqyrës është i obliguar që së paku 1 (një) herë në vit ta kontrollojë afarizmin financiar të Odës.

2. Mbi punën e kryer, Këshilli mbikëqyrës e përpilon raportin të cilin ia dorëzon Kuvendit të Odës për miratim.

Neni 103

Organet e Odës që e udhëheqin afarizmin financiar të Odës (Këshilli Drejtues dhe Kryetari i Odës), janë të obliguar t’i prezantojnë të gjitha shënimet Këshillit mbikëqyrës, të cilat ata i kërkojnë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha