Komisioni për Ankesa

Anëtaret e Komisionit për Ankesa

1. Bekë Lajqi - Kryetar

2. Gazmend Nushi - anëtar

3. Muharrem Hoti - anëtar

4. Myhedin Bekeri - anëtar

5. Nezir Bytyqi - anëtar

6. Ramadan Leka - anëtar

7. Ruzhdi Berisha - anëtar

8. Sahit Bibaj - anëtar

9. Tomë Gashi - anëtar

______________________________________________________________

Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

Neni 97

1) Anëtarët e Komisionit për ankesa emërohen nga Kuvendi i OAK.

2) Komisioni përbëhet prej 5 (pesë) anëtarësh. Anëtaret kanë zëvendësit e tyre.

3) Kryetari i Komisionit për ankesa zgjidhet nga vetë anëtarët e Komisionit.

Neni 98

1) Komisioni për ankesa, në cilësinë e organit të shkallës së dytë, vendos lidhur me ankesat që parashtrohen kundër vendimeve të Këshillit drejtues, si dhe ankesat disiplinore.

2) Kur Komisioni për ankesa vendos sipas ankesave disiplinore është i detyruar që ti përmbahet rregullave të veçanta të kësaj procedure.

3) Sipas propozimit të Këshillit Drejtues apo 1/3 e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Komisionit për ankesa, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.

4) Vendimi i Kuvendit është përfundimtar.

Neni 99

1) Komisioni për ankesa është i obliguar që për ankesat të vendosë në afatin prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e parashtrimit të ankesës.

2) Kundër vendimit të Komisionit për ankesa mund të fillohet kontesti administrativ në përputhje me nenin 55 të Ligjit për Avokatinë.

Neni 100

Komisioni për ankesa punon dhe merr vendime të plotfuqishme, kur në mbledhje janë të pranishëm shumica e anëtarëve.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha