Nënkryetari

Nënkryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

 

 

ISAMEDIN DEDINCA - Nënkryetar

 

 

_________________________________________________________________________

Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

Neni 77

1. Organet e Odës janë:

1.1 Konferenca e përgjithshme;

1.2 Kuvendi;

1.3 Kryetari;

1.4 Nënkryetari;

1.5 Këshilli Drejtues;

1.6 Këshilli Mbikëqyrës;

1.7 Organet Disiplinore;

1.8 Komisioni për ankesa.

Neni 87

1. Kompetencat e Kuvendit janë:

1.1 Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit;

1.2 Zgjedhja e Komisioneve Disiplinore;

1.3 Zgjedhja e Komisionit Mbikëqyrës;

Neni 91

1.1 Kryetari, që për shkaqe objektive nuk mund ta ushtrojë detyrën per një kohë të caktuar, e zëvendëson Nënkryetari, ndërsa në mungesën e Kryetarit dhe të Nënkryetarit të Odës, i zëvendëson anëtari i Këshillit Drejtues të cilin e cakton Këshilli Drejtues.

1.2 Nënkryetari nuk mund ta ushtroj detyrën e Kryetarit për një periudhë më të gjatë se 6 muaj.

2. Nënkryetari i Odës përveç punëve nga paragrafi 1 i këtij neni e ndihmon në punë Kryetarin e Odës dhe kryen edhe punë të tjera që Kryetari dhe Këshilli Drejtues i’a besojnë.

3. Të gjitha punët e Odës të cilat, sipas Statutit ose akteve tjetër të përgjithshme, nuk janë në kompetencë të Kuvendit apo organi tjetër të Odës, i kryen Këshilli Drejtues.

4. Aktet e Këshillit Drejtues të Odës janë përfundimtar. Kundër akteve përfundimtare të Këshillit Drejtues të Odës mund të zhvillohet konflikt administrativ, siç është përcaktuar me ligj.

5. Të gjitha aktet e Odës i nënshkruan Kryetari i Odës. Në rast pengese të Kryetarit, aktet në emër të Odës i nënshkruan Nënkryetari i Odës, ndërsa kur Kryetari dhe Nënkryetari i Odës pengohen, aktet në emër të Odës i nënshkruan anëtari i Këshillit Drejtues të cilin për atë e ka autorizuar Këshilli Drejtues.

6. Dispozita e paragrafit 5 të këtij neni zbatohet edhe për nënshkrimin e akteve të Këshillit Drejtues të Odës.

Neni 92

1. Kryetari dhe Nënkryetari në rastet kur e zëvendëson atë, për punën e vet ka të drejtë në shpërblim.

2. Lartësia e shpërblimit nga par.1 i këtij neni caktohet nga Këshilli Drejtues i Odës.

Neni 93

1. Mandati i Kryetarit dhe Nënkryetari pushon;

1.1 me dorëheqje;

1.2 me shkarkim;

1.3 kur me tepër se 6 muaj pandërprerë nuk është në gjendje ta ushtroj detyrën.

2. Për procedurën e shkarkimit zbatohen përshtatshmërish dispozitat e këtij Statuti lidhur me thirrjen dhe vendimmarrjen në mbledhjet e Kuvendit.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha