Arsimimi i Vazhduar Ligjor Obligativ (AVLO)

30 Gusht 2016

Arsimimi i Vazhduar Ligjor Obligativ për avokatët është program trajnimi i përcaktuar me Ligjin për Avokatinë, Statutin e OAK-së dhe Rregulloren për Arsimimin e Vazhduar Ligjor Obligativ e miratuar nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovë e cila ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2014. Ky program trajnimi ka për qëllim përmbushjen e nevojave dhe pritjeve për një avokati me integritet të lartë profesional, etike, të paanshme, të pavarur dhe moderne.

Objektivat kryesore të AVLO janë:

  • Arsimim Ligjor për avokatët lidhur me reformat legjislative si dhe zhvillimet në praktikën e avokatisë;
  • Ofrimi i mbështetjes profesionale avokatëve në punën e tyre praktike;
  • Nxitja e shkëmbimit të njohurive, metodave dhe praktikave më të mira profesionale;
  • Forcimi i shkathtësive profesionale të shkrimit, arsyetimit dhe argumentimit gjatë zbatimit të ligjit në praktikë;
  • Dhënia e kontributit për mbajtjen e avokatëve të informuar për zhvillimet në lëmin e jurisprudencës, ekonomik, social dhe kulturor;
  • Ngritja e njohurive të avokatëve rreth të drejtës ndërkombëtare në veçanti të Drejtës Evropiane;
  • Ofrimi i një qasje multidisiplinare për temat apo çështjet e adresuara nga nevojat për trajnim të avokatëve;

Detyrimet për AVLO

Çdo avokat aktiv, duhet t’i ketë të kryera (realizuara), dhjetë (10) orë kredi të arsimimit të vazhduar ligjor. Avokati i regjistruar për të parën herë në profesion detyrohet që deri në tri vitet  e para raportuese  të kyçjes  në profesion, t’i ketë të kryera (realizuara) pesëmbëdhjetë (15) orë kredi të arsimimit të vazhduar ligjor gjatë secilit vit raportues. Ndërsa, Avokatët që kanë mbushur 70 vite janë të obliguar t’i kenë të kryera (realizuara) pesë (5) orë kredi AVLO brenda një viti.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha