Programi Gjithperfshires per Praktikant
Në strukturën e saj OAK ka edhe praktikantë. Përgatitja, aftësimi dhe pajisja e tyre me njohuri praktike për ushtrimin e pavarur të profesionit është qëllimi kryesor i këtij programi gjithëpërfshirës.
Tërë programi reflekton frymën e përgjithshme të avokaturës si shërbim i pavarur profesional. Te gjenerata e re krijohet ndjenja e përkushtimit ndaj parimeve të drejtësisë, profesionit ligjor, moralit dhe besimit profesional.
Aftësimi për mbrojtjen e përkushtuar të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit pa dallim race, përkatësie etnike,bindjeje fetare apo politike, prejardhje sociale do qëndron në themelet e këtij programi.
<< prapa