Trajnimi për kandidatët për Provim të Jurisprudencës

27 Shtator 2016

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e datës 31/10/2013 ka vendosur që Qendra Trajnuese e OAK–së, të filloj me organizimin e seminareve për përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në dhjetor 2013 ka filluar sesioni i parë i trajnimeve me Kandidatë potencial për Provimin e Jurisprudencës të cilat trajnime kanë zgjatur deri ne fund të Janarit 2014. Ligjëruesit e seminareve janë ekspert të lëmive përkatëse duke i ftuar që të ndajnë dhe prezantojnë njohuritë e tyre me pjesëmarrësit në mënyrë që të kultivohen aftësitë juridike, të bëhet ngritja e kapaciteteve si dhe zhvillimi i shkathtësive praktike tek kandidatët potencial për provimin e Jurisprudencës.

Nëpërmjet organizimit të këtyre sesioneve, është arritur aftësimi i këtyre kandidatëve dhe po ashtu është krijuar një çasje cilësore e tyre në aktivitetet që do të shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e të gjithë atyre që janë në proces e sipër për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, mundësinë për ngritjen profesionale të tyre dhe përfundimit me sukses të provimit.

Aplikimi për këto trajnime bëhet pas shpalljes së konkursit nga Qendra Trajnuese e OAK-së.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha