APLIKONI NË GRUPIN III - TRAJNIM PËR PROVIM TË JURISPRUDENCËS

17 Mars 2017

Oda e Avokatëve të Kosovës nëpërmjet organizimit të sesioneve trajnuese, është duke arritur ngritjen e aftësive profesionale të kandidatëve për provim të Jurisprudencës. Trajnimet janë duke ofruar qasje cilësore dhe po shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e juristëve që janë në proces për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Përveç kësaj, bazuar në lëmit e provimit të Jurisprudencës është dizajnuar edhe programi, duke u mbështetur dhe thelluar njohuritë në fushën e jurisprudencës dhe ngritja e aftësive të tyre në ato fusha të kërkuara.

Pjesëmarrësit në trajnime janë duke përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës, ku angazhimi i tyre bazohet në një mjedis të shëndoshë, ku secili trajtohet në mënyrë të drejtë, angazhime ekipore dhe komunikim të hapur.

Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike, si dhe anëtarë të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.

APLIKONI TANI

Pjesëmarrësit do të përfitojnë edukim cilësorë dhe njohuri përkatëse për të kaluar provimin e jurisprudencës nga ligjërues dhe ekspert të njohur nga fushat specifike, konkretisht nga:

  • E drejta Penale,
  • E drejta e Procedurës Penale,
  • E drejta Civile,
  • E drejta e Procedurës Civile,
  • E drejta familjare dhe trashëgimore,
  • Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut,
  • E drejta evropiane,
  • E drejta Tregtare,
  • E drejta Kushtetuese,
  • Procedura Administrative,
  • E drejta e punës.

Për të dëshmuar prezencën dhe pjesëmarrjen në trajnimin 8 javor, Oda e Avokatëve të Kosovës në përfundim të trajnimit pajis me certifikatë secilin kandidat.

Mirëpresim kandidatet për aplikim për grupin III që pritet të mbahet me datë 06 Maj 2017. Trajnimet fillojnë në orën 10:00 deri 17:00, dhe mbahen çdo të shtunë dhe të diele në zyrat e reja të OAK-së dhe zgjasin 8 (tetë) javë.

Pagesa për trajnim është 250 Euro.

Për të qenë pjesë e trajnimit për provim të jurisprudencës të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Ju mund të dërgoni kërkesën përmes e-mail: [email protected] ose Tel: 038/244-586. Në kërkesë shkruani kontaktet e juaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën), pastaj stafi i OAK-së do ju informon me detajet tjera shtesë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha