Komisioni për Ankesa shqyrtoi 4 lëndë disiplinore

19 Shtator 2019

Komisioni për Ankesa i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti seancën e radhës me datë 19.09.2019 në objektin e OAK-së në Prishtinë, dhe trajtoj disa lëndë disiplinore.

Të pranishëm në Komisionin për Ankesa ishin:

· Bekë Lajçi - Kryetari i Komisionit, avokat në Pejë

· Sadije Mjekiqi – Anëtare e Komisionit, avokate në Prishtinë

· Muharrem Hoti - Anëtar i Komisionit, avokat nga Peja

· Ramadan Leka - Anëtar i Komisionit, avokat nga Gjilani

· Besim Abdullahu – Në cilësi të procesmbajtësit të Komisionit për Ankesa.

Komisioni për Ankesa shqyrtoj gjithësej 4 lëndë disiplinore, me ç’rast gjatë trajtimit të lëndëve, u ndanë në dy panele të cilat vlerësuan dhe vendosën si në vijim:

· 1 lëndë -  Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor të OAK-së.

· 2 lëndë – Lëndët kthehen në rishqyrtim dhe rivendosje në Komisionin Disiplinor.

· 1 lëndë – Ndryshohet vendimi i Komisionit Disiplinor.

Komisioni për Ankesa vendosi që (3) tri lëndë disiplinore të trajtohen në mbledhjen e ardhshme, e caktuar për datë 04.10.2019, nga ora 14:00

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha