Komisioni Disiplinor

02 Maj 2018

Anëtaret e Komisionit Disiplinor:

1. Kadri Sylaj - Kryetar

2. Daut Rudi - Anëtar

3. Hafir Bytyqi - Anëtar

4. Muhamet Humolli - Anëtar

5. Musa Dragusha - Anëtar

6. Aurora Mulhaxha - Anëtar

7. Naim Aliu - Anëtar

8. Shpëtim Sadiku - Anëtar

9. Skender Musa - Anëtar

10. Xhelal Hasani - Anëtar

_____________________________________________________________

Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

Neni 106

Komisioni disiplinor përbëhet nga dhjetë (10) anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Odës.

Neni 107

Komisionet disiplinore zgjedhin nga radhët e veta Kryetarin e Komisionit që udhëheq punën e Komisionit.

Neni 108

1. Gjatë punës, anëtarët e komisionit disiplinor janë të pavarur dhe vendosin sipas Ligjit, Statutit të Odës, Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve, Rregullores Disiplinore dhe akteve tjera normative të Odës.

2. Sipas propozimit të Këshillit Drejtues apo 1/3 e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Komisionit Disiplinor, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.

3. Vendimi i Kuvendit është përfundimtar.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha