KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kandidatët për avokat, i’u nënshtruan provimit të Etikës Profesionale

02 June 2022

ekipi

02.06.2022, Prishtinë – Qendra Trajnuese e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti provimin e radhës nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 17 kandidatë.

Mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të provimit u bë nga Komisioni vlerësues, në përbërje nga z. Florin Vërtopi, kryesues i Komisionit si dhe anëtarët z. Bardh Maksuti dhe z. Kemajl Ademaj. Po ashtu gjatë mbarëvajtjes së provimit mori pjesë edhe Koordinatorja e Qendrës Trajnuese znj. Albulena Ukimeraj, e cila paraprakisht njoftoj kandidatët me rregullat gjatë nënshtrimit të këtij provimi.

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar provimin dhe ju dëshiron suksese në procedurat e mëtutjeshme të licencimit.

Provimi i radhës nga Etika Profesionale e Avokatëve, pritet të mbahet pas dy muajve.