KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e Degës Regjionale në Prishtinë, përfaqëson OAK-në, në Poloni

07 June 2022

ekipi

01–04.06.2022, Warsaw – Kryesia e Degës Regjionale në Prishtinë, në krye me z. Nasuf Hasani, znj. Teuta Zhinipotoku dhe z. Mentor Bogaj, bazuar në autorizimin e Kryetarit të Odës, z. Behar Ejupi, përfaqësuan Odën e Avokatëve të Kosovës, në Konferencën Ndërkombëtare të Odave të Avokatëve, në Varshavë të Polonisë, e cila zhvilloi punimet e saj me temën: “Odat e Avokatëve në kohën bashkëkohore,  Dje – Sot – Nesër.”

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësuesit nga Odat e Avokatëve të vendeve të ndryshme si: Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Holandës, Portugalisë, Hungarisë, Meksikos, Kilit, Azerbejxhanit, Rumanisë, Spanjës dhe vende të tjera. Punimet e kësaj Konference përmes video linkut i përshëndeti Nënkryetari i parë i Federatës së Odave Evropiane të Avokatëve (FBE) z. Bas Martens.

Në fokus të Konferencës ishin zhvillimet e fundit lidhur me çështjet që prekin sferën e profesionit të avokatit, në kuptim të lehtësimit dhe rritjes së efikasitetit të ushtrimit të profesionit të Avokatit, me theks të veçantë digjitalizimit dhe modernizimit të proceseve gjyqësore, dërgimit të shkresave dhe parashtresave në gjykata e prokurori në të gjitha instancat përmes sistemeve elektronike të internetit, pastaj për mundësitë dhe rreziqet që lidhen me ndikimin në rritje të internetit në punën e përditshme ligjore, si dhe për edukimin ligjor në shkolla dhe ndihmën juridike për refugjatët ukrainas.

Delegacioni i Kosovës, përveç pjesëmarrjes në këtë Konferencë, vizitoi edhe Qytetin e Vjetër të Varshavës, monumentet historike dhe Pallatin Mbretëror!