KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dega Regjionale e OAK-së në Gjakovë, protestoj para Gjykatës Themelore

07 June 2022

ekipi

07.06.2022, Gjakovë – Avokatët nga Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjakovë, organizuan dhe mbajtën një protestë para Gjykatës Themelore në Gjakovë në krye me Kryetarin e Degës Regjionale z. Ergjyment Barbullushi.

Avokatët nga kjo degë paraqitën dy kërkesa:

  1. Rritjen e numrit të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjakovë; dhe
  2. Mbajtjen e seancave përmes audio/video incizimit.

Z. Barbullushi tha se përmes kësaj forme të pa kënaqësisë avokatët nga Regjioni i Gjakovës, i bëjnë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të rritë numrin e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe në dy degët e kësaj gjykate atë në Rahovec dhe Malishevë. Numri i vogël i gjyqtarëve sidomos në lëminë civile ka bërë që shumë lëndë të mbesin të pa zgjidhura derisa bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale edhe në pikëpamje faktike të filloj audio/video incizimi i seancave gjyqësore.