KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajtë Konferenca e 50-të e Presidentëve të Odave të Evropës në Austri

13 June 2022

ekipi

09-11.06.2022, Vjenë -  Me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Austrisë, Dr. Ruper Wolff, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës, i prirë nga anëtar i Këshillit Drejtues z. Hajrip Krasniqi, njëherit Kryetar i Degës Regjionale në Prizren dhe znj. Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese të OAK-së, morën pjesë në Konferencën e 50 të Presidentëve të Odave të Evropës dhe vendeve tjera.

Konferenca këtë vit zhvilloj punimet me temën: “Ligjet e pushtetit kundrejt shtetit të së drejtës – Si përshtatet shteti i së drejtës në arkitekturën evropiane të sigurisë?”.

Në këtë Konferencë të rregullt vjetore, ishin të pranishëm shumë Presidentë (Kryetarë) dhe përfaqësues të Odave të ndryshme të shteteve të Evropës, me c‘rast delegacioni i Kosovës, u takua me shumë përfaqësues dhe krerë të avokatëve nga shtete të ndryshme, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mirëpritur të njëjtit në vizita eventuale në Kosovë.