KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Gani Veseli nga Skenderaj

22 June 2022

ekipi

Skenderaj, 22.06.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës njofton opinionin se humbi anëtarin e saj, avokatin Gani Veseli.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 22.06.2022, në ora 13:00 në varrezat e fshatit Likoc – Komuna Skenderaj. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Gani u lind me 17.05.1954 në Likoc - Skenderaj. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1983, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 10.04.2004 në Prishtinë.

Avokati Gani, nga data 27.09.2019 ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Skenderaj.