KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt tryeza për shqyrtimin e Raportit të vlerësimit ex post të Ligjit për Avokatinë

21 July 2022

ekipi

21.07.2022, Prishtinë - Nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë, e mbështetur nga Projekti  i Bashkimit Evropian EUKOJUST, sot u mbajt tryeza e diskutimit të Raportit të vlerësimit ex-post të Ligjit për Avokatinë.

Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës, në krye me Kryetarin z. Behar Ejupi dhe anëtarë të Këshillit Drejtues, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, përfaqësuesit nga projekti EUKOJUST dhe përfaqësues nga Oda e Përmbaruesve Privat.

U diskutua raporti i vlerësimit i përpiluar nga Ministria e Drejtësisë, pas konsultimeve të vazhdueshme me Odën e Avokatëve të Kosovës, në një periudhë disa vjeçare. Ky raport ka për qëllim që t’i prezantojë gjetjet që kanë dalë nga analiza e të dhënave të grumbulluara gjatë procesit të vlerësimit ex-post të Ligjit nr. 04/L-193 për Avokatinë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë rezultateve të zbatimit të Ligjit për Avokatinë, si dhe identifikimit të sfidave dhe vështirësive të hasura gjatë zbatimit të tij

Raporti ka dal me vlerësimin sa i përket këtyre objektivave :

  • Zhvillimi i Avokatisë në Kosovë;
  • Praktika e Avokatisë: Profesionalizmi dhe etika;
  • Ndikimi i ligjit tek qasja në drejtësi dhe përfaqësimi i palëve;
  • Funksionimi i Odës së Avokatëve.

Drejtori i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë z. Ardian Bajraktari, theksoj bashkëpunimin me Odën e Avokatëve të Kosovës, me qëllim të arritjes së objektivave duke theksuar edhe rekomandimet që kanë dal nga ky raport i vlerësimit, për Ministrinë e Drejtësisë si dhe për Odën e Avokatëve të Kosovës.

Kryetari z. Behar Ejupi, para pjesëmarrësve paraqiti sfidat me të cilat ballafaqohet Oda e Avokatëve të Kosovës dhe avokatia në përgjithësi, të cilat duhet të trajtohen me rastin e ndryshim/plotësimit të Ligjit për Avokatinë.

Z. Ejupi, tha se “Këto janë disa nga preokupimet e Odës së Avokatëve të Kosovës, për të cilat do të angazhohemi që të inkorporohen në Ligjin e ri, në mënyrë që nesër të kemi një avokati të pavarur ashtu siç është sot, të pa cenueshme dhe profesionale që do të ishte në shërbim të sistemit të drejtësisë në përgjithësi”.

Pjesëmarrësit tjerë diskutuan dhe paraqitën propozimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në hapat vijues sipas procedurave të përcaktuara.