KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt punëtoria për hartimin e draft Programit të Trajnimeve, për vitin 2024

26 November 2023

ekipi

24-26.11.2023, Gjilan – Oda e Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim dhe financim të OSBE-së në Kosovë, organizoj dhe mbajti punëtorinë për hartimin e draft/programit kornizë të trajnimeve për vitin 2024, në kuadër të arsimimit të vazhdueshëm ligjor të obliguar.

Në këtë punëtori, pjesëmarrës ishin Gjyqtarë, Profesorë dhe Avokatë, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në identifikimin e nevojave për trajnime të avokatëve, duke mundësuar që të përpilohet një draft program i cili do të jetë në dobi të rritjes së njohurive dhe profesionalizmit tek të gjithë avokatët.

Me rastin e hapjes së kësaj punëtorie mori pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili fillimisht tha se programi i trajnimeve për vitin 2024, duhet të jetë gjithëpërfshirës në trajtimin e temave, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për avokatët, me qëllim të avancimit të mëtejmë të ngritjes profesionale të të gjithë avokatëve.

Në këtë punëtori, u punua në grupet e ndara të ekspertëve, përkatësisht nga fushat Penale, Civile, Administrative, Komerciale dhe nga Etika Profesionale, të cilët pas përfundimit të hartimit të temave, elaboruan dhe sqaruan në tërësi temat e zgjedhura për plan programin e vitit të ardhshëm.

Grupet më tutje patën mundësinë që të paraqesin komentet, vërejtjet dhe sugjerimet, duke i plotësuar temat e paraqitura nga grupet e ndara të ekspertëve.

Oda e Avokatëve të Kosovës, edhe njëherë falënderon OSBE-në në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme që i bënë Odës së Avokatëve të Kosovës.