KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dega Regjionale e Odës e Avokatëve të Kosovës në Prizren dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi!

23 January 2024

ekipi

23.01.2024, Prizren - Oda e Avokatëve të Kosovës – Dega Regjionale në Prizren e përfaqësuar nga kryetari Blerim Mazreku, ka nënshkurar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Kjo marrëveshje, e shënuar me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi, shënon një kapitull të ri në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Ky memorandum, i cili u nënshkrua në një ceremoni të veçantë mes kryetarit të Degës Regjioniale të OAK-së në Prizren Blerim Mazreku dhe Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti në Prizren” Mentor Alishani, synon të thellojë marrëdhëniet midis Odës së Avokatëve dhe Universitetit, duke i hapur rrugë një shkëmbimi të gjerë të ekspertizës, përvojës dhe resurseve. Me këtë bashkëpunim, do të lehtësohet zhvillimi i programeve të përbashkëta trajnuese dhe praktikave për studentët e juridikut, si dhe do të ndihmojë në ngritjen e standardeve të arsimit dhe praktikës ligjore.