KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor

15 June 2022

ekipi

Prishtinë, 15.06.2022 – Oda e Avokatëve të Kosovës, ka vazhduar me mbajtjen e Kuvendit të Rregullt i cili ka qenë i ndërprerë me datë 14.05.2022, e në të cilën morën pjesë 54 delegatë dhe ku u diskutuan pikat tjera të cilat ishin paraparë me rendin e ditës së këtij Kuvendi.

Kryesuesi i Kuvendit, z. Bardh Maksuti pasi hapi vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit dhe pas dyshimit të disa delegatëve, nëse kanë kaluar pikat e rendit të ditës kërkoj nga Kuvendi deklarimet nëse në mbledhjen paraprake kanë kaluar pikat e rendit të ditës ose jo. Kuvendi me shumicë absolute të votave mori vendim se votimi paraprak ka qenë i rregullt dhe se kanë kaluar pikat e rendit të ditës.

Në vazhdim të Kuvendit, delegatët e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës, kanë diskutuar lidhur me pikën pesë të rendit të ditës, lidhur me propozim buxhetin e OAK-së, për vitin 2022, derisa pas diskutimeve të disa delegatëve prezent, Kuvendi me 46 vota për, 3 kundër dhe 3 abstenime, nga 53 delegatë prezent, miratuan buxhetin e Odës për vitin 2022.

Po ashtu, konform rendit të ditës, delegatët miratuan edhe Raportin e Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2021 si dhe Raportin e Auditimit të Jashtëm gjithashtu për vitin 2021, duke përfunduar Kuvendin e Rregullt Vjetor.