KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i Odës uron Kurban Bajramin

09 July 2022

ekipi

Të nderuar koleg/e avokat/e,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të besimit islam, ju uroj këtë festë me dëshirën për shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja.

Uroj që kjo festë e bekuar, në familjet tuaja të sjellë paqe, mirëqenie, lumturi dhe mbi të gjitha të rritë solidaritetin mes njerëzve për të cilën të gjthë së bashku kemi nevojë. Prandaj në emër të kësaj uroj çdo të mirë, shëndet e shumë suksese.

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

Me respekt,
Behar Ejupi - Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.