KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda, certifikoj grupin e radhës që përfunduan trajnimin për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës

25 September 2022

ekipi

Prishtinë, 25.09.2022 - Sot përfundoj trajnimin grupi i radhës për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në ceremoninë e përfundimit të trajnimit morën pjesë Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Besim Curri, derisa në ditën e fundit të trajnimit u ligjërua për të drejtën Familjare dhe Trashëgimore, nga z. Adem Vokshi, avokat në Prishtinë.

Kryetari i OAK-së, z. Ejupi, fillimisht vlerësoj kandidatët për përkushtimin e tyre gjatë trajnimit dhe theksoj se vlerësimet e tyre për ligjëruesit dhe stafin mbështetës të OAK-së, do të merren parasysh derisa ju dëshiroj shumë suksese kandidatëve në Provimin e Jurisprudencës.

Më tutje, Kryetari deklaroj se Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të organizoj trajnime të tilla për juristët e rinjë, duke përzgjedhur ligjëruesit më të mirë të mundshëm, krejt me qëllim të ngritjes dhe avancimit profesional të tyre.

Drejtori Ekzekutiv, z. Curri, dëgjoi nga pjesëmarrësit komentet, sugjerimet dhe plotësimet eventuale rreth trajnimit, derisa në përgjithësi kandidatët në formularët e vlerësimit kanë vlerësuar lartë ligjëruesit dhe trajnimin në përgjithësi.

Oda e Avokatëve të Kosovës, do të vazhdoj me organizimin e trajnimit të radhës andaj fton të gjithë të interesuarit, që të paraqiten në Odën e Avokatëve, për të vijuar trajnimin e radhës që do të organizohet shumë shpejt dhe ku ligjërues do të jenë profesionistët më të mirë që ka sistemi juridik i Kosovës.

Për të qenë pjesë e trajnimit për përgatitje të provimit të jurisprudencës, Ju mund të dërgoni kërkesën përmes e-mail: info@oak-ks.org ose Tel: 038/244-586. Në kërkesë shkruani kontaktet e juaja (Emrin/mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail adresën), pastaj stafi i OAK-së do ju informon me detajet tjera shtesë.

Për më shumë info rreth trajnimit, kliko këtu.