03 December 2022
Prishtinë, 03.12.2022 - Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti takimin e radhës. Ky takim është vazhdimësi e punëtorisë së mbajtur në Tiranë, për plotësim ndryshimin e Rregullores për marrëdhënien e punës, sistemimin e vendeve të punës dhe detyrat e punës, pagat dhe benificionet e punës, përgjegjësinë disiplinore të Administratës së OAK-së.
Komiteti pas përfundimit të hartimit të Rregullores së re, do ta procedoj tutje në Këshillin Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Oda e Avokatëve të Kosovës, është duke u përpjekur në vazhdimësi që të hartoj normativën e brendshme dhe të avancuar në harmoni me nevojat e saj, dhe në pajtim me ndryshimet tjera ligjore.