KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

17 February 2023

ekipi

17.02.2023, Prishtinë – Me rastin e 15 vjetorit të ditës së shpalljes së Pavarësisë, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Kryetari i saj, z. Behar Ejupi, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, i’u urojnë 15 vjetorin e ditës së pavarësisë.

Është kjo dita e gëzimit por edhe përkujtimit shpirtëror, mbi sakrificën e shumë gjeneratave të vendit tonë për të arritur aty ku jemi sot, për të pasur të drejtën dhe lirinë e vendit tonë të dashur.

Është kjo dita kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kanë vetëm një dëshirë që shteti ynë të gëzoj edhe shumë ditëlindje tjera, të ketë prosperitet dhe të ardhme të ndritur për të gjithë.

URIME DHE SHËNDET!

Me respekt,
Behar Ejupi
Kryetar i OAK-së