KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës, organizon trajnim për “Risitë dhe ndryshimet në kodin e ri të Procedurës Penale” me tri Degë Regjionale

04 March 2023

ekipi

Sot me datë 04.03.2023 (E Shtune) në Restaurant Xeni Imperial në Gjakovë, Oda e Avokatëve të Kosovës, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Risitë dhe ndryshimet në Kodin e ri të Procedurës Penale”.

Për herë të parë, Oda organizon një trajnim për avokatët nga tri Degë Regjionale, përkatësisht nga Dega Regjionale e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, në të cilin janë prezent 172 avokatë.

Ligjërues të këtij seminari janë: z. Artan Qerkini – Avokat dhe z. Admir Shala – Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ky trajnim është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi do të numërohen (5 Kredi), të AVLO-së.

Oda e Avokatëve, synon që të ofroj sa më shumë trajnime për avokatët me qëllim të ngritjes së mëtejme të arsimimit të vazhdueshëm ligjor, me temat aktuale në interes të profesionit të avokatit, përmes përzgjedhjes së ligjëruesve sa më profesional.

Po ashtu, në kuadër të aktiviteteve të Odës së Avokatëve të Kosovës, është duke u mbajtur në javën e dytë, trajnimi për përgatitjen e provimit të jurisprudencës, me kandidatë në lëndën “E drejta e Procedurës Penale” me ligjërues z. Burim Ademi – Gjyqtar.

Trajnimi për përgatitjen e provimit të jurisprudencës