KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave z. Fahret Vellija, priti në takim Kryetarin Ejupi, për të diskutuar rreth tarifave për ex-officio

13 March 2023

ekipi

13.03.2023, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi së bashku me Kryetarin e DR Pejë, z. Blerim Ademaj, u pritën në takim nga Kryetari i Komisionit për Administrim të Gjykatave, z. Fahret Vellija nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i cili shoqërohej nga Drejtori i Financave z. Vehbi Behluli, dhe Drejtori i Teknologjisë Informative, z. Fatmir Rexhepi.

Temë qendrore në takim ishte rritja e tarifave për angazhimin e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare, si dhe lehtësimi i procedurave për kompensimin e mbrojtësve me shpenzime publike, përmes hartimit të Udhëzimit të ri Administrativ që rregullon këtë fushë.

Kryetari Ejupi, theksoj dhe ri përsëriti se çështja e tarifave për angazhimin e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare, është kërkesa kryesore dhe  e kamotshme e Odës së Avokatëve të Kosovës, por në situatën e tanishme të krizave dhe inflacionit është një domosdoshmëri ashtu sikur është edhe lehtësimi i procedurave për realizimin e kompensimit.

Po ashtu z. Ejupi, theksoj se në udhëzimin e ri duhet të përfshihen edhe disa veprime tjera për të cilat avokatët deri më tani nuk janë kompensuar e ku hyjnë edhe vizita në paraburgim apo përpilimi i mjeteve të jashtëzakonshme juridike.

Kryetari i Komisionit për Administrim e Gjykatave z. Vellija, theksoj se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i hapur për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, derisa propozimet e Odës, do të trajtohen gjatë hartimit të Udhëzimit të ri.

Në këtë takim u diskutuan edhe çështje tjera me rëndësi për avokatët, ku Kryetari Ejupi, shprehu brengën e tij lidhur me mungesën e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe kërkoj që KGJK-ja, transferimin e gjyqtarëve në GJTH Mitrovicë, pasi transferimi i lëndëve në gjykatat tjera do të sjellë vështirësi tek avokatët dhe palët.

Më tutje, u diskutuan pagesat e vonuara për shërbimet e avokatëve sipas detyrës zyrtare në Regjionin e Pejës të cilën çështje e shtroj z. Blerim Ademaj, si dhe tema të tjera me rëndësi që ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit në mes të OAK-së dhe KGJK-së.